Sot është mbajtur një protestë në Prishtinë kundër ndërtimit të xhamisë së Madhe në lagjen “Dardania” në Prishtinë, e thirrur nga ish-ushtari i UÇK-së, Binak Gashi.
Kundër ndërtimit të kësaj xhamie është shprehur edhe një banore e kësaj lagjeje që ka paralajmëruar organizim të protestave.
Por Rafiqe Tërnava, vajza e myftiut Naim Tërnava e ka mbështetur fuqishëm ndërtimin e xhamisë, duke e vlerësuar si të domosdoshme, kurse projektin të mrekullueshëm.
“O Zot na jep jetë të falemi në të ??E mrekullueshme dhe e domosdoshme”, ka shkruar Refiqe Tërnava në Facebook.
Edhe një qytetar sot gjatë protestës është “barrikaduar” para xhamisë, ku tha se “jam përgatit me vdekë, xhamia ka me u ndërtu”.
https://www.facebook.com/refiqe.ternava/posts/2844766098960523