
Fryrja e stomakut është problem i pakëndshëm, i cili shkaktohet për shkak të ushqimit jo të përshtatshëm, aktivitetit të pamjaftueshëm fizik apo tretjes së keqe
Ekzistojnë artikuj të caktuar ushqimorë, të cilët shkaktojnë fryrjen e stomakut, siç janë bishtajoret, lakrat, produktet e qumështit apo ushqimi i rëndë ose tepër i njelmët.
Ndonjëherë pas ushqimit të pasur në festa apo pas ditës stresuese, mund të shfaqen fryrje, mirëpo atëherë gjithsesi mund të ndihmojnë joga dhe pilates.
Pilates ndikon pozitivisht në rregullimin e metabolizmit, formimin e turpit dhe eliminimin e shtresave yndyrore, por ideale është edhe si teknikë në luftën kundër fryrës dhe gazrave.
Po ju tregojmë disa ushtrime pilates të cilat do t’ju ndihmojnë ta zgjidhni problemin me fryrjen dhe t’i tendosni muskujt e stomakut.