×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Uragani “Sally” shkaktoi përmbytje dhe dëme kur u përplas në SHBA

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Uragani “Sally”, me erëra që frynin deri në 165 kilometra në orë, goditi të mërkurën Brigjet e Gjirit në Alabama dhe Penhendëll në Florida.

    Lokaliteti Pensakola u godit gjithashtu rëndë, teksa u përshkua nga uragani, shkruan “Fox News”.

    Stuhia, e cila tashmë u qetësua pak dhe ka rënë në kategorinë numër 2, shkaktoi shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të rrugëve.

    Ndërkohë, disa qindra mijëra shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike, me përmbytjet që arritën deri në 30 centimetra thellësi.

    Meteorologët paralajmëruan se situata do të përkeqësohet në ditët e ardhshme në zonën që përfshin lokalitetin Penhendëll të Floridës deri në Misisipi.

    Stuhia do të lëvizë rreth 24 kilometra në tokë nga qyteti bregdetar Brigjet e Gjirit.

    Ndërkohë, pemë të shumta ranë për shkak të erërave të fuqishme. Alarmet e automjeteve u nxitën nga rrufetë dhe energjia u ndërpre.

    Presidenti Trump shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për disa pjesë të Floridës, Alabamës, Misisipit dhe Luizianës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Komisionerja e Bashkimit europian për Zgjerimin Marta Kos, tha sot në Tiranë se Shqipëria ka ecur vërtet shumë mirë në rrugëtimin drejt...
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Në Shqipëri partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 11 majit për 140 vende në parlament kanë përmbyllur mes diskutimesh dhe debatesh...
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Kongresisti amerikan, Mike Truner, në një postim në profilin e tij zytar në “X” ka shkruar se kreu i “Republika Sprskas”, Millorad...
    Të tjera
    Lajme13 Mars 2025
    Sot në Agjencinë e Ushqimit dhe veterinarisë u mbajt takimi ne mes te delegacioni të Bankës Botërore, të udhëhequr nga Ruvejda Aliefendic...
    Vip13 Mars 2025
    Egli Tako, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania”, ka reaguar për herë të parë pas shqetësimeve të ndjekësve lidhur me gjendjen e...
    Lajme13 Mars 2025
    Analisti ushtarak gjerman, profesor i Politikave Ndërkombëtare në Universitetin e Forcave të Armatosura Gjermane, Carlo Masala beson se presidenti amerikan, Donald Trump...
    Vip13 Mars 2025
    Laert Vasili ka komentuar së fundmi situatën dhe banorët e formatit Big Brother, duke folur për marrëdhënien me Gjestin dhe për qëndrimin...
    Sport13 Mars 2025
    Kombëtarja e Kosovës në hendboll po e pret me optimizëm ndeshjen e sontme kundër Ukrainës. Dardanët janë grumbulluar të dielën nën urdhrat...
    Lajme13 Mars 2025
    Një aksident mes dy automjeteve u regjistrua sot në fshatin Strellc të Deçanit. Si pasojë janë lënduar katër persona, e të cilët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.