
Kreu i komunës së Kamenicës ka njoftuar se UNMIK-u ka ndihmuar me 50 pako ushqimore dhe 30 pako higjienike, të cilat do shkojnë aty ku ka më së shumti nevojë.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se pandeminë nuk e kalojmë dot pa qenë bashkë.
Njoftimi i plotë:
Kam thënë disa herë që pandeminë nuk e kalojmë dot pa qenë bashkë?
#UNMIK-u edhe në këto ditë sfiduese, na mbështeti me 50 pako ushqimore dhe 30 pako higjienike, të cilat do shkojnë aty ku ka më së shumti nevojë.?✅
Falënderoj nga zemra përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së/UNMIK z.Zahir Tanin, për këtë donacion.
#UNMIK #Kamenicë #COVID-19.