Unioni i Shqiptarëve të Kroacisë kanë falënderuar të gjithë ata që votuan për kandidaten për deputete në zgjedhjet e djeshme, Ermina Lekaj-Përlaskaj.
“Falenderojmë të gjithë bashkëkombast që votuan dhe që me votën e tyre u bë e mundur një fitore kaq e thellë. Falënderojmë të gjitha Shoqatat që na përkrahën, dhe kjo fitore e thellë tregoi se çfarë mund të bëjnë së bashku, bashkëkombësit me votën e tyre treguan se dinë të vlerësojnë punën dhe se kriteri për votën është vetëm puna dhe jo fjalët”, thuhet në një postim në Facebook.
“Kemi pasur sfida, por sfidat para nesh janë edhe më të mëdha. Rrethanat e krijuara kërkojnë punë, përkushtim, njohuri dhe përvojë. Të dashur motra dhe vëllezër, të jeni të sigurtë se do të punojmë për të gjithë, pa asnjë dallim!”.