×
  • Lajme
  • Lajme

    UNDP i dhuroi artikuj mbrojtës MPMS-së dhe MPB-së

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, si reagim të menjëhershëm ndaj COVID-19, dhe mbështetje të vazhdueshme për institucionet dhe popullin e Kosovës gjatë pandemisë, u dorëzoi donacione me artikuj mbrojtës Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

    Donacioni për MPMS-në dhe institucionet tjera në kuadër të kësaj ministrie përbëjnë 1500 maska mbrojtëse K95 dhe 500 dezinfektues me bazë alkoolia kurse për nevojat e MPB-së u dorëzuan 1000 mask mbrojtëse K95 dhe 1000 dezinfektues.

    Artikujt mbrojtës që iu dorëzuan MPMS-së i janë dedikuar stafit esencial të ministrisë dhe nevojave të Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë dhe Institutit Special në Shtime për të garantuar sigurinë e tyre gjatë punës në këto kohë të vështira.

    Donacioni për MPB-në i është dedikuar stafit që punon në Departamentin për Reintegrimin e Personave të Riatdhesuar, Qendrën e Akomodimit të Azilkërkuesve dhe zyrave pritëse në aeroport dhe zyrave tjera kufitare.

    Valbona Bogujevci, Asistente e Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së në Kosovë e cila i dorëzoi donacionet Lulzim Ejupit, Sekretar i Përgjithshëm në MPB dhe Feim Osmanit, Drejtor i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme në MPMS, deklaroi: “UNDP vazhdon të mbështes institucionet e Kosovës gjatë pandemisë COVID-19 për t’u ndihmuar që ata të vazhdojnë me shërbimet e tyre në mënyrën më efektive të mundshme. Ne besojmë se së bashku do ta tejkalojmë këtë sfidë dhe do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tonë kosovarë për të ndërtuar një jetë më të mirë për të gjithë”.

    Që nga shpërthimi i COVID-19, UNDP në Kosovë, si Agjenci kyçe e Ekipit të OKB-së në Kosovë (UNKT), është duke mbështetur qytetarët dhe institucionet e Kosovës që të përgatiten, t’i përgjigjen dhe të rimarrin veten nga pandemia duke u përqëndruar veçanërisht në më të prekurit. Ne kemi zhvendosur me nguti fokusin, duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet dhe duke riorientuar programin tonë për të ndihmuar përpjekjet e Kosovës për të ndaluar përhapjen e virusit, mbrojtjen e njerëzve nga pandemia dhe ndikimet negative gjatë shpërthimit dhe për të ndihmuar në ripërtëritjen ekonomike dhe sociale në muajt në vazhdim.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.