“Është një imazh që do të mbetet i gdhendur në kujtesën e shumë njerëzve. Panorama e shkëlqyeshme e një fushe të Casentino dhe më pas një helikopter i Forcave Ajrore Shqiptare në mes të saj. Po pse helikopteri u gjend atje? Këtë mëngjes, pasi po kthehej në shtëpi nga Franca, helikopteri pati një avari dhe duhej të bënte një ulje emergjente në fshatin Poppi. Menjëherë autoritet vendase shkuan për ndihmë. Katër anëtarët e ekuipazhit janë mirë, por procedurat për të riparuar dështimin kanë qenë të gjata dhe komplekse “, kështu e nis lajmin italiania arezzonotizie.it., transmeton TCH.
Rreth orës 11, Karabinierët e Bibbiena të udhëhequr nga kapiteni Giuseppe Barbato ndërhynë në një tokë të Cerromondo, komuna e Poppi. Një qytetar sapo kishte raportuar uljen e një helikopteri të huaj.
Autoritetet identifikuan ekuipazhin e një helikopteri ushtarak shqiptar me dy oficerë në bord, përfshirë pilotin dhe komandantin.
Mësohet se nxehja e tepërt e njërit prej motorëve shkaktoi uljen emergjente të helikopterit.
“Shkathtësia dhe gatishmëria e pilotit shmangi më të keqen. Nuk ka dëmtime në mesin e anëtarëve të ekuipazhit, dhe as dëme në strukturat e helikopterit,” shpjegojnë Karabinierët e Bibbiena.
Ndërkohë ushtarakëve shqiptarë u është bërë tamponi para se të niseshin në Francë dhe kanë rezultuar negativ, por në marrëveshje me ASL, ata do t’i nënshtrohen një tamponi të ri.
Teknikët e specializuar do të ndërhyjnë për të vlerësuar masën e dëmit në helikopter. Marrëveshjet janë duke u zhvilluar midis autoriteteve shqiptare dhe italiane për rikuperimin e tij, ndërkohë ai është i sigurt dhe monitorohet duke mos lejuar asnjë që t’i afrohet.