Deputeti i VV-së, Fitim Uka ka thënë se gjendja me pandeminë COVID-19 në Kosovë, sipas tij, është në gjendje të rëndë.
Uka, duke shtuar se spitali anti-covid nuk pritet të funksionalizohet nga kjo qeveri, ka thënë se edhe tani në këtë kohë ka mungesë të oksigjenit.
“Në këtë qeveri, numri i të vdekurve po është i barabartë me numrin e të infektuarve në një kohë. Masat i kemi të njëjta nga kjo qeveri. Numri i të vdekurve dhe ai për pozitivë është vetëm justifikim për t’i shtyrë zgjedhjet. Suksese më i madh i kësaj qeverie është futja në zonë të kuqë të dhjetërave komunave. Do të marrë fund pandemia, e ju nuk do ta funksioanlizoni spitalin anit-covid. Aq keq është situata, sa që oksigjeni është luks për qytetarët. Ju i detyroni qytetarët që ta blejnë atë”, ka thënë ai.
Anëtari i Komisionit për Shëndetësi ka shtuar se pikërisht numri i të infektuarve dhe i atyre me fatalitet, siç ka thënë ai, është justifikim për t’i shtyrë zgjedhjet.