×
  • Sport
  • Sport

    U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet – reagon edhe Federata e Xhudos

    FrontOnline
    16 Prill 2024

    Në mediat tona kanë filluar raportime se Akil Gjakova është dorëzuar apo pritet të dorëzohet në stacionin policor në Pejë, pas dyshimeve për dhunë në familje.

    Tashmë ka kaluar një javë kur është raportuar se bashkëshortja e tij ka raportuar në polici se xhudisti kosovar ka ushtruar dhunë.

    Gjakova deklaroi se ishte jashtë vendit dhe do të paraqitej para organeve të drejtësisë sapo të arrijë në Kosovë.

    Ndërkaq, në ditën e sotme (16 prill), Policia e Kosovë ka lëshuar një njoftim se Akili është në kërkim.

    Në mediat tona në orët e mbrëmjes filluan raportimet se xhudisti nga peja është vetëdorëzua në polici, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova në një përgjigje për Telegrafi ka bërë të ditur se ende nuk ka ndonjë kontakt nga Gjakova apo se është vetëdorëzuar.

    “Deri në këto momente nuk kemi të raportuar për arrestim apo dorëzim të tij”, ka thënë shkurt Rugova.

    Në anën tjetër, Federata e Xhudos në Kosovë ia ka dalë në mbrojtje Akilit, duke thënë se ata besojnë në pafajësinë e tij.

    “Federata e Xhudos e Kosovës dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë”, thuhet fillimisht në reagimin e tyre.

    “Ne e kemi për prioritet të mbrojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona”.

    “Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë”.

    “Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës, dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë”, përfundon njoftimi i Federatës.

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Sport30 Prill 2024
    Një ditë më parë u mësuar se Besnik Hasi nuk do të vazhdojë më me skuadrën belge Mechelen pas përfundimit të këtij...
    Sport30 Prill 2024
    Ronaldo Luis Nazario de Lima apo i njohur vetëm si Ronaldo ka shitur shumicën e aksioneve të tij në klubin brazilian Cruzeiro,...
    Sport30 Prill 2024
    Një selfie e djalit të tij me Granit Xhakën pas ndeshjes Zvicër-Kosovë që u luajt në nëntor të vitit të kaluar në...
    Të tjera
    Vip30 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në shtëpi Heidi ka pasur mundësinë t’i takojë dy prindërit e Romeos madje dhe kunatën e tij, Bora Zemanin. Gjatë...
    Lajme30 Prill 2024
    Në Kuvendin e Kosovës po mbahen homazhe në nderim të ish-deputetit Ali Lajçi. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier e ka përshkruar zgjerimin e Bashkimit Evropian me 10 shtete, 20 vjet më parë, si një moment lumturie...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, në takimin e ministrave të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, ka thënë se ka ritheksuar...
    Lajme30 Prill 2024
    Në Kuvendin e Kosovës po mbahen homazhe në nderim të ish-deputetit Ali Lajçi i cili ka vdekur pardje. Homazhet po mbahen në...
    Lifestyle30 Prill 2024
    DASHI Ka një dëshirë të madhe për argëtim, për të relaksuar mendjen dhe për të menduar vetëm për t’u ndjerë mirë, duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.