×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    U prezantuan si policë dhe grabitën familjen në Tiranë, vihen në pranga tre autorët

    FrontOnline
    02 Maj 2020

    Policia ka bërë të ditur se ka arritur të zbardhë dhe të arrestojë 3 autorët e grabitjes së ndodhur më 30 prill në fshatin Qinam, në Tiranë, ku persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës, vodhën një sasi lekësh.

    Policia ka vënë në pranga shtetasit J. A., 29 vjeç (organizatori i vjedhjes, i cili u kap në fshatin Grec), si dhe N. B., 20 vjeç dhe D. B., 26 vjeç (vëllezër), të cilët u kapën në fshatin Tapizë, Nikël.

    Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët, si dhe njërën prej armëve, e cila u gjet nga polumbarët e Repartit Special RENEA, e hedhur në lumin Tapizë dhe aktualisht grupi i zhytësve po punon për gjetjen e armës tjetër që kanë përdorur autorët.

    Në fashitin Qinam të Njësisë Administrative Zall-Herr, më datë 30.04.2020, rreth orës 23:30, persona të maskuar dhe të armatosur, duke u prezantuar si punonjës policie, janë futur në banesën e shtetasit B. Z. dhe nën kërcënimin e armëve, pasi i kanë lidhur pronarët e banesës, kanë vjedhur një sasi prej 40 mijë lekësh të reja dhe më pas janë larguar.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.