×
  • Lajme
  • Lajme

    U përmend për ministër, djali i Fatmir Limajt tregon se a do të jetë pjesë e Qeverisë

    FrontOnline
    01 Qershor 2020

    Djali i Fatmir Limajt thotë se asnjëherë nuk është përmendur nga Nisma që të jetë pjesë e Qeverisë dhe se nuk është pjesë e partisë. Sipas Durim Limajt, publikimi i emrit të tij nga mediat ka qenë qëllimkeq.

    Dje është raportuar në media se Durim Limaj, djali i kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt, do të jetë pjesë e Qeverisë së Avdullah Hotit.

    Durim Limaj ka thënë sot për Express se emri i tij për pozitë në kabinetin qeveritar nuk është diskutuar asnjëherë në Nismë dhe thotë se lajmet për të kanë qenë tendecioze.

    “Jo nuk është diskutuar asnjëherë një gjë e tillë. Lajmet që kanë qarkulluar këto ditë janë tendencioze dhe qëllime këqija”, ka thënë Limaj.

    Janë përmendur edhe emra të tjerë për ministra nga Nisma, e Limaj thotë se nuk ka asnjë informatë nëse raportimet për të tjerët janë të sakta.

    “Unë nuk jam as nuk kam qenë kurrë në asnjë strukturë udhëheqëse të NISMA. Këto kanë qenë diskutime që i bëjnë në kryesi dhe nuk kam asnjë informatë për këtë cështje”, tha ai.

    Nisma ka reaguar dje duke thënë se akoma nuk kanë vendosur për emrat për ministra nga kjo parti.

    “Nisma është në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe vetëm pasi të publikohet vendim i plotë, Nisma do të vendos për përfaqësuesit e saj në qeveri”, shkruhej në reagimin e saj.

    Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje ka pasur kritika pas publikimit të emrave të mundshëm për ministra të Qeverisë së re.

    Deputeti i LVV’së, Hajrullah Ceku, ka shkruar se është “degradim” të kalohet nga një ministër si Lumir Abdixhiku te Durim Limaj.

    Nga Albin Kurti te Avdullah Hoti.Nga Lumir Abdixhiku te Durim Limaj.Nga Glauk Konjufca te Meliza Haradinaj. Ky është degradim i madh dhe prapakthim i rrezikshëm. Qytetarët nuk kanë votuar për këtë. Rruga e vetme janë zgjedhjet”, ka shkruar Çeku.

    Nisma ka arritur koalicion me LDK’në për t’u bërë pjesë e Qeverisë Hoti. Bashkë me ta, pjesë e koalicionit është edhe AAK’ja dhe minoritetet.

    Seanca për votim të Qeverisë së re pritet të thirret pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë dekretit të Presidentit për mandatimin e Hotit për kryeministër.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar para gazetarëve se ende nuk ka asnjë emër të...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.