Basri Kadrija, shqiptari nga Maqedonia Veriore është bërë baba i një vajze. Gëzimin e të bërit prind ai e ka festuar në një mënyrë të çuditshme, por të rrezikshme.
Basriu ka nxjerrur revolen për të shkrepur nëntë plumba midis rruge dhe para disa shtëpive të banueshme.
“Falenderimi i takon Allahut që pas 3 vitesh me gëzoj me një vajzë. Kush ka Allahu ua ruajt, kush s’ka Allahu i dhasht” shkruan Kadrija në Facebook, ku edhe ka publikuar videon e gjuajtjes me armë.