×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Turqia ndërpret kërkimet për hidrokarbure, të kritikuara nga Greqia

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Turqia njoftoi sot se do të ndërpriste projektin për eksplorimin e hidrokarbureve në një zonë të diskutuar të Mesdheut Lindor, një gjest që parashikon të ulë tensionet me Athinën.

    Javën e kaluar, Ankaraja njoftoi se anija kërkimore sizmike “Oruç Reis” do të vendosej në afërsi të ishullit grek të Kastellorizos, pranë brigjeve turke.

    ”Presidenti Erdogan tha se për sa kohë që negociatat janë në proces, ne do të presim ca kohë në mënyrë që të sjellim një qëndrim konstruktiv”, theksoi sot Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

    “Greqia është një vend i rëndësishëm fqinj për ne (…). Ne jemi të gatshëm të diskutojmë me Greqinë”, shtoi ai në një intervistë me kanalin e lajmeve CNN-Turk.

    Deklaratat vijnë ndërsa tensioni u përshkallëzua në Mesdheun lindor javën e kaluar, madje Athina dërgoi anije ushtarake në detin Egje.

    Zbulimi vitet e fundit i fushave të mëdha të gazit në Mesdheun Lindor ka shtuar oreksin e vendeve fqinje, të tilla si Greqia, Qipro, Turqia, Egjipti dhe madje edhe Izraeli.

    Turqia ka rritur shpimet eksploruese pranë brigjeve të Qipros, duke rritur zemërimin e pjesës më të madhe të vendeve në rajon dhe të Bashkimit Europian, të cilat i cilësojnë si ”aktivitete të paligjshme”/ ATSH-AFP.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.