×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Turqia lehtëson tutje masat kundër COVID-19

    FrontOnline
    29 Maj 2020

    Turqia sot lehtësoi kufizimet e zbatuara për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), pasi shënoi suksese në luftën e saj kundër pandemisë. Që nga 1 qershori, tha presidenti i vendit Recep Tayyip Erdoğan pas një mbledhjeje të kabinetit të mbajtur me videokonferencë, nëpunësit civilë në pushim administrativ ose që kanë punuar nga distanca do të kthehen në vendet e tyre të punës.

    Duke iu referuar ndalimit të udhëtimit në 15 qytete të mëdha, ai tha se ndalimi i udhëtimit ndërurban në Turqi do të hiqet që nga muaji tjetër.

    Në prill, Turqia vendosi ndalim udhëtimi në 31 provinca për të frenuar përhapjen e virusit dhe më vonë e shfuqizoi atë pjesërisht. Presidenti turk shtoi se plazhet, parqet, kopshtet, kurset e patentës, restorantet, kafenetë dhe muzetë në Turqi do të rihapen në të njëjtën ditë. Qendrat e kujdesit ditor dhe kopshtet gjithashtu do të rihapen nga qershori, tha ai.

    Po ashtu, Turqia lehtësoi ndalesën e lëvizjes për të miturit nën moshën 18 vjeç, të cilët të mërkurave dhe të premteve do të lejohen të lëvizin mes orës 14:00 dhe 20:00, tha presidenti Erdoğan. Ai shtoi se gjatë izolimit, grupet e mbështetjes sociale “Vefa” të formuara nga qeveria kanë ndihmuar 6,2 milionë njerëz duke u ofruar atyre shërbime thelbësore.

    Lidhur me solidarizimin e Turqisë me vendet e tjera gjatë pandemisë, Erdoğan deklaroi se Turqia u është përgjigjur 100 vendeve nga 135 që kanë kërkuar ndihmë ose produkte për shkak të virusit./AA

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.