×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Turqia i kthehet diplomacisë mjekësore për t’i rregulluar marrëdhëniet e dëmtuara

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    Të mbështjella me flamuj turq dhe vula presidenciale, pakot e mbushura me pajisje mjekësore po ngarkohen në aeroplan. Këto ndihma po dërgohen në disa shtete nga Turqia për të ofruar ndihmë në luftën kundër koronavirusit.

    “Ka shpresë pas dëshpërimit dhe shumë dritë pas errësirës”, është shkruar në një mesazh që është vendosur në secilën pako. Kjo është thënie e poetit të shekullit të trembëdhjetë, Jalaluddin Rumi.

    Me marrëdhëniet e dëmtuara me aleatët e NATO-s në Evropë dhe me Shtetet e Bashkuara për shkak të mosmarrëveshjes rreth sistemit mbrojtës rus, të drejtave të njeriut dhe sanksioneve perëndimore ndaj Iranit, Turqia po shpreson se kriza e virusit është një mundësi për t’i zbutur tensionet e fundit.

    Pavarësisht se po përballet me njërën prej shifrave më të mëdha në botë të të infektuarve me Covid-19, Turqia ka dërguar ndihma mjekësore në 61 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Spanjën, Italinë, Francën dhe Britaninë e Madhe.

    Sipas llogaritjeve të veta, Ankaraja ka qenë ofruesja e tretë në botë e ndihmave gjatë pandemisë, duke dërguar maska, rroba mbrojtëse, teste, dezinfektues dhe respiratorë në pjesë të ndryshme të botës, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Në një letër për presidentin amerikan, Donald Trump, homologu i tij turk, Erdogan, kishte shkruar se shpreson që shpirti i solidaritetit që Turqia e ka treguar do t’i ndihmojë politikanët amerikanë që ta kuptojnë më mirë rëndësinë strategjike të marrëdhënieve mes dy vendeve.

    Turqia është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por procesi ka ngecur qe një kohë të gjatë për shkak të situatës me të drejtat e njeriut, trajtimit të refugjatëve sirianë dhe nxjerrjes së gazit në ujërat afër Qipros.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.