
Rifillimi gradual i linjave ajrore ndërkombëtare me Turqinë vazhdon. Pas rifillimit të fluturimeve të para me disa vende europiane këtë javë, “Turkish Airlines” njoftoi se duke nisur nga java e ardhshme, ajo do të fillojë fluturimet me SHBA-në dhe Lindjen e Mesme.
Avionët e parë do të nisen javën e ardhshme drejt Çikagos dhe Uashingtonit, duke vazhduar më pas drejt Majemit dhe Los Anxhelesit.
Të premten e ardhshme gjithashtu, pas më shumë se 4 muaj, do të fillojnë fluturimet ,e Shangain dhe më pas me Hong Kongun dhe Seulin.
Turqia ka rihapur kufijtë, por disa kufizime vazhdojnë ende për udhëtarët e saj që udhëtojnë jashtë vendit./ata/