×
  • Lajme
  • Lajme

    Trusti i redukton humbjet në 37 milionë euro

    FrontOnline
    20 Maj 2020

    Goditja e tregjeve ndërkombëtare nga pandemia COVID-19 ka ndikuar edhe në performancën e Fondit të Kursimeve Pensionale.

    Mbi 37 milionë euro janë humbjet në investime gjatë këtyre pesë muajve. Por, krahasuar me fillimin e pandemisë, ky institucion ka shënuar rritje të performancës. Dy ditë më parë ky institucion ka pasur kthim në investime në vlerë 11 milionë euro.

    Shpallja e ankandeve të letrave me vlerë nga Qeveria ka kthyer investimet e Trustit brenda vendit. Sipas këtij institucioni, këto investime kanë arritur në nivel rekord, prej gati 30 për qind të totalit të mjeteve nën menaxhim.

    “Në vlerë, investimet në Kosovë tashmë janë rreth 600 milionë euro, ku pjesa dërrmuese e investimeve janë në letra me vlerë të Qeverisë së Kosovës. Gjatë vitit pritet që investimet në Kosovë të shtohen ende”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni, raporton KTV.

    Aty shtohet se kontribuuesit e pensionuar gjatë 2020-s nuk do të preken nga rënia e tregjeve financiare. Ky institucion ka nën menaxhim mbi 1.9 miliardë euro.

    Florin Aliu, ekspert i Financave, thotë se Kosovës i mungon bursa e letrave me vlerë, që siç thotë do të evitonte rrezikun nga luhatja e tregjeve financiare globale.

    Trusti, vitin 2019, e kishte mbyllur me performancë pozitive në investime. Kthimi në investime ishte 161 milionë euro.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.