×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trumpi pezullon aplikimet për qëndrim të përhershëm në SHBA

    FrontOnline
    22 Prill 2020

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do t’i pezullojë aplikimet e shtetasve të huaj për qëndrim të përhershëm në SHBA, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

    Trumpi tha se kjo masë do t’i mbrojë vendet e punës për amerikanët.

    Nuk është e qartë ende se sa efektive do të jetë ajo, pasi shumica e shërbimeve të vizave tashmë janë pezulluar për shkak të koronavirusit.

    Kritikët thonë se Trumpi po përpiqet të tërheqë vëmendjen nga përgjigjja e tij ndaj pandemisë.

    Shtetet e Bashkuara kanë mbi 45,000 viktima.

    Demokratët po ashtu e akuzojnë administratën se e shfrytëzon pandeminë për të goditur imigrimin.

    Kjo çështje, për kohë të gjatë, ka qenë temë e fuqishme e fushatës së Trumpit, i cili vjen nga radhët e Partisë Republikane, por ajo ka dalë në plan të dytë gjatë krizës me koronavirus, transmeton rel.

    Trump itha se urdhri ekzekutiv me vendimin ka gjasa të nënshkruhet të mërkurën.

    Më shumë se 20 milionë amerikanë kanë humbur punën, për shkak të masave të izolimit nga pandemia e koronavirusit.

    Trumpi tha se Qeveria e tij ka një “detyrë serioze” për të siguruar rikthimin e punës për ta.

    Nga Rubrika
    Lifestyle03 Mars 2026
    Numri më i madh i milionerëve është nga tri profesione të cilat fitojnë më së shumti: teknologjia informative, financat dhe kontabiliteti. Andaj...
    Lifestyle02 Mars 2026
    Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Sot në marrëdhëniet tuaja mund të ndiheni më të ndjeshëm ndaj fjalëve të...
    Lifestyle28 Shkurt 2026
    Mërkuri, planeti që ngatërron mendimet dhe komunikimin, do të jetë në prapavijë nga 26 shkurti deri më 20 mars në shenjën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.