×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trumpi ende beson se ilaçi antimalarie mund ta kurojë koronavirusin

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdon të shohë ilaçin hidroksiklorokinë kundër malaries si ilaç premtues për të parandaluar infektimin nga koronavirusi, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

    Kjo pavarësisht se Administrata Amerikane për Ushqim dhe Ilaçe ka thënë se efikasiteti dhe siguria e ilaçit s’janë dëshmuar.

    “Presidenti gjithmonë ka thënë se e sheh hidroksilorokinën si parandalues premtues, por se çdo njeri nuk duhet ta marrë deri sa t’ia përshkruajë mjeku”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany në një konferencë për media.

    Trumpi u kishte thënë gazetarëve në muajin maj se kishte nisur ta marrë këtë ilaç pasi dy zyrtarë të stafit në Shtëpinë e Bardhë kishin rezultuar pozitivë për virusin. Doktori i tij kishte thënë muajin e shkuar se Trumpi nuk kishte vuajtur nga asnjë efekt anësor pasi kishte marrë ilaçin për dy javë. Ilaçi mund të shkaktojë probleme në zemër.

    Më herët gjatë javës, edhe presidenti brazilian Jair Bolsonaro, ka treguar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe ka njoftuar se po merr hidroksilorokinë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të mbyllë për një vit platformën TikTok, si...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar producentin televiziv britanik Mark Burnett si të dërguarin e tij të posaçëm në...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur herët të shtunën në Brazil, ku një autobus i mbushur me pasagjerë përplasi një kamion dhe...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit kanë rritur edhe çmimet në treg. Kështu thonë qytetarët të cilët ankohen se çmimet e produkteve në prag të...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar producentin televiziv britanik Mark Burnett si të dërguarin e tij të posaçëm në...
    Lifestyle22 Dhjetor 2024
    Në kuadër të vapës përvëluese të verës dhe temperaturave të larta, për shumicën dërrmuese përdorimi i klimës është bekim. Po ashtu edhe...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një numër i madh i bashkëatdhetarëve po vijnë në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit në gjirin e tyre familjar. E...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sot mbi Kosovë do të mbajë një mot i vranët, por do të ketë edhe intervale me diell. Temperaturat ditën e diele...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.