Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, thotë se “shumë elemente” të një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë janë rënë dakord me homologun e tij rus, Vladimir Putin, përpara telefonatës së shumëpritur të tyre.
Trump postoi në Truth Social se do të flasë me Putinin përmes telefonit të martën në mëngjes.
Ai theksoi se përderisa ka pasur marrëveshje, “mbetet shumë” për t’u diskutuar.
“Çdo javë sjell 2,500 vdekje ushtarësh, nga të dyja palët, dhe kjo duhet të përfundojë TANI. Mezi pres thirrjen me presidentin Putin” shkroi Trump.
Ai më parë u tha gazetarëve se “do të shohin nëse mund të punojnë një marrëveshje paqeje, një armëpushim dhe paqe, dhe se mendo që do të jenë në gjendje ta bëjnë”.
Në fjalimin e tij të natës të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Putinin për zgjatjen e luftës.