×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami e LDK-së: Për tri vite  çmimi i rrymës u rritë tri herë, do të ketë pasoja të rënda për të gjithë konsumatorët

    FrontOnline
    18 Mars 2025

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, për FrontOnline, deklaron se çmimi i energjisë elektrike është rritur për tri herë në tri vitet e fundit.

    ‘’Në tri vitet e fundit, çmimi i energjisë elektrike është rritur për herë të tretë dhe tashmë ka  kohë që është dyfishuar’’ thotë ajo.

    Ajo ka shpjeguar edhe propozimin e ZRrE-së mbi këtë rritje.

    ‘’Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka propozuar një rritje të tarifave prej 15%, e cila do të hyjë në fuqi më 1 prill, por kjo nuk është rritja e vetme për këtë vit. Sipas vendimit të ZRRE-së, KESCO ka filluar procedurat për të detyruar daljen në treg të hapur të të gjitha ndërmarrjeve që punësojnë mbi 50 punëtorë ose që kanë qarkullim mbi 10 milionë euro’’ shprehet Bajrami.

    Deputetja e LDK-së, deklaron se rritja e çmimit të rrymës do të çojë në rritjen e shumëfishtë të tarifave për kategoritë e konsumatorëve.

    ’Kjo do të çojë në një rritje të shumëfishtë të tarifave për këtë kategori konsumatorësh, pasi ata do të furnizohen kryesisht nga importi i energjisë. Kjo ndodh sepse KEK-u ka obligim që energjinë e prodhuar ta ofrojë fillimisht për KEDS dhe KESCO, duke i lënë bizneset e mesme dhe të mëdha në mëshirën e tregut të hapur dhe çmimeve më të larta’’,shprehet Bajrami për FrontOnline.

    Ajo paralajmëron se do të ketë efekte tërënda për bizneset, punëtorët, punëdhënësit dhe konsumatorët.

    ‘’Çfarë do të thotë kjo për ekonominë? Rritja e shumëfishtë e çmimit të energjisë për bizneset e mesme dhe të mëdha do të ketë efekte të rënda për bizneset, punëtorët, punëdhënësit dhe konsumatorët. Për me tepër viteve të fundit të gjithë jemi dëshmitarë të një inflacioni galopant dhe gjithashtu të indiferencës së qeverisë ndaj këtij inflacioni, prandaj një rritje tjetër e çmimit të energjisë elektrike, qoftë për ekonomitë familjare, qoftë për bizneset, do të ishte e papërballueshme për qytetarët e vendit, prej të cilëve shumica mezi ia dalin deri në fund të muajit me shpenzime vetëm për artikuj të domosdoshëm’’, përfundoi Bajrami.

    Alarmon opozita dhe ekspertët/ Shtrenjtimi i rrymës i “mbytë” konsumatorët

    Nga Rubrika
    Lajme29 Prill 2025
    Pasi Albulena Haxhiu dështoi sërish të zgjidhet kryetare e kuvendit të Kosovës, kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari ka njoftuar se seanca...
    Lajme29 Prill 2025
    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se në sallë janë 109 deputetë. Kjo është hera e tetë që deputetët e zgjedhur mblidhen...
    Lajme29 Prill 2025
    Nëse Vetëvendosje nuk e ka ndërruar emrin për kryeparlamentar, as AAK nuk ka ndërruar qëndrim, thotë deputeti Daut Haradinaj. “Po presim prej...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Një “Marsh për Engjëjt” do të mbahet sot në Shkup, i organizuar nga familjet e të vrarëve në zjarrin tragjik në diskoteken...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Furnizimi me energji elektrike u rikthye në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë më 29 prill pasi një ndërprerje masive e rrymës goditi...
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti Asllani nga komuniteti ashkali: Zgjidhja duhet të vijë nga partitë e mëdha, nuk i takon askujt t’i tregojë VV-së kë të...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Partia Liberale e Mark Carney fitoi zgjedhjet kanadeze. Në fjalimin e tij të fitores, Carney u tha mbështetësve: “Presidenti Trump po përpiqet...
    Kronika29 Prill 2025
    Policia e Mitrovicës ka njoftuar se ka arrestuar një person. I njëjti dyshohet se ka vjedhur një makinë në Prishtinë, me të...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Me Johann Wadephul në krye të ministrisë së Jashtme, Ballkani Perëndimor mund të presë mbështetje të qartë për integrimin evropian – por...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.