×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump thotë se ka lajme të mirat rreth vaksinës kundër COVID-19

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka konfirmuar se ka lajme të mira nga prodhimi i vaksinës kundër COVID-19.

    Trump në Facebook ju është gëzuar lajmit ku vaksina e parë e testuar në SHBA e kompanisë “Moderna Inc” dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së SHBA’së, ka rezultuar me shumë sukses.

    Vaksina e testuar dje ka përforcuar imunitetin e njerëzve, derisa po përgatiten edhe provat finale të saj me 27 korrik. Dr. Anthony Fauci këtë e quajti si një lajm shumë të mirë, transmeton Gazeta Metro.

    “Sido që ta shikoni këtë, kjo është lajm i mirë” tha Anthony Fauci, eksperti kryesor amerikan për sëmundjet ngjitëse për agjencinë e lajmeve The Associated Press.Vaksina eksperimentale e zhvilluar nga kolegët e Fauci në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë së SHBA’së dhe “Moderna Inc” do të filloj hapin kryesor me 27 korrik, një studim me 30 mijë persona të dëshmojnë se vaksina ka forcën e krijimit të imunitetit ndaj koronavirusit të ri SARS-CoV-2.

    Por të martën, shkencëtarët raportuan për antitrupa neutralizuese në gjakun e 45 vullnetarëve të parë që përvjelën mangët e tyre në muajin mars. E ashtu siç shpresonin vaksina jepte një forcim të imunitetit

    “Ky është hap shumë i rëndësishëm që nevojitet për lëvizur përpara me provat që do të vërtetojnë aktualisht nëse vaksina ofron mbrojtje nga infektimi” tha Dr. Lisa Jackson nga Instituti i Seattle, që udhëhoqi studimin.

    Vaksinës i duhen dy doza, me një muaj në mes. Nuk raportohet për efekte anësore serioze. Disa prej reaksioneve ishin të ngjashme me simptomat e koronavirusit por ishin të përkohshme, që zgjasnin rreth një ditë e shfaqeshin menjëherë pas vaksinimit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.