Presidenti i SHBA-së Donald Trump gjatë një interviste me rrjetin Fox News është përpjekur ta fajësojë Dr Anthoni Fauccin, i cili është drejtori i Qendrës Kombëtare për Alergji dhe Sëmundje Infektive, për gjendjen e rëndë me koronavirus në SHBA, duke thënë se “është njeri i mirë, por ka bërë shumë gabime”.
Trump vetë i shpërfilli këshillat dhe shtyu për rihapjen e sa më të shpejtë të shtetit, shkruan The Independent.
SHBA-ja raportoi më shumë se 55,000 raste të reja me Covid-19 për tre ditë me radhë të enjten, me Kaliforninë, Teksasin dhe Floridën që kanë regjistruar numrin ditor të të vdekurve me 149, 105 dhe 120 persona, transmeton KOHA.
Ndërkohë presidenti ka shpërthyer me komente të ashpra ndaj vendimit të Gjyqit Suprem të enjten se prokurorët e shtetit të New Yorkut mund t’ia rishikojnë taksat, andaj nuk është përmbi ligjit, gjersa Trump e quajti qytetin ku ka lindur, pra New Yorkun, një “skëterrë”.