Autoritetet e SHBA-së propozuan ndryshime në standarde që do të lejojnë presionin e ujit në kokat e dushit të rriten, pasi presidenti i tyre, Donald Trump, vazhdimisht u ankua se nuk i pëlqen mënyra e punës së dusheve tani.
Ministria e Energjisë ka vendosur të lehtësojë rregulloret, pasi Trump tha në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë se uji nuk po rrjedh aq shpejt sa nga çezmat.
“Dhe çfarë bën? Ju qëndroni atje më gjatë ose bëni dush më të gjatë? Flokët e mia, unë nuk di për ju, por duhet të jetë perfekte”, ka thënë ai.
Dhjetorin e kaluar, Trump tha se shërbimet mjedisore duhet ndryshojnë rregullat që synojnë kursimin e ujit dhe karburantit për ngrohjen e ujit.
Shoqatat e konsumatorëve kanë dënuar planet, duke thënë se rregullat e tanishme kursejnë konsumatorët para pasi kursen ujë dhe karburant.
Ky propozim do të lejonte që dushet, të cilat do të merrnin rreth 9.4 litra ujë në minutë, të ktheheshin në standardin e vitit 1992 në kohën kur George H.W. Bush ishte president.