
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se SHBA do të rihapet me ose pa vaksinë. Shefi i Shtëpisë së Brdhë tha po ashtu se deri në fund të vitit po punohet që vaksina të jetë gati.
Trump e krahasoi projektin e vaksinave, të quajtur “Operation Warp Speed”, me përpjekjen e Luftës së Dytë Botërore për të prodhuar armët e para bërthamore në botë.
Ndërkaq, Trump e bëri të qartë se edhe pa një vaksinë, amerikanët duhet të fillojnë të kthehen në jetën e tyre normale.
Duke folur pas Trump, Slaoui tha se ai ishte i sigurt se “disa qindra milion doza vaksina” do të dorëzohen deri në fund të vitit 2020.
Ai pranoi në një intervistë të mëparshme me Neë York Times se afati kohor ishte ambicioz, por tha se “nuk do të kishte kryer nëse nuk mendoja se ishte e arritshme”.
Shumë ekspertë thonë se një vaksinë është e vetmja gjë që do t’u japë amerikanëve besim në rihapjen e plotë të ekonomisë në mungesë të një testimi të gjerë.