×
  • Lajme
  • Lajme

    Trump falënderon Ramën për mbështetjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Presidenti i Shteteve të Amerikës, Donald Trump i ka shkruar letër falënderimi kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

    Trump e ka falënderuar Ramën për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë dhe për marrëveshjen ekonomike në mes të Serbisë dhe Kosovës.Tutje Trump e ka inkurajuar Ramën që të hapin ambasadën e tyre në Jeruzalem.

    “Unë dua t’ju falënderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë. Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem”, ka shkruar Trump.

    Njoftimi i plotë:

    MIRËMËNGJES ?

    dhe me këtë letër që mora mbrëmë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, ju uroj një ditë të mbarë?

    I dashur Z. Kryeministër:

    Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t’ju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit. Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë. Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve – një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17 + 1 prej të cilit unë ju nxis të dilni.

    Unë dua t’ju falënderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë. Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem.

    Sinqerisht.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se vrasjet e pasluftës janë përdorur me qëllim për të njollosur UÇK-në. Haliti në emisionin...
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten më 25 prill ka qëndruar në Bruksel në kuadër të takimit të pestë për çështjen...
    Lajme26 Prill 2024
    Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot çmimet në Panairin e 3-të mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor, të mbajtur nga...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    MPB njofton se në vendkalimin kufitarë “Bllacë” është ndaluar një shtetas i Kosovës i cili kërkohej nga Interpoli. “Dje në ora 17:20...
    Lajme26 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës e ka përzgjedhur fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës,...
    Lajme26 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës po bën propagandë kur po flet për zhvillim...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri për Kthim dhe Komunitete, beson se Qeveria do ta dërgojë Draftin e Asociacionit në Kushtetuese, para mbledhjes së Komitetit të Ministrave...
    Lajme26 Prill 2024
    Lëvizja Feministe Studentore, ka ndërprerë Konferencën STEMinists’24 e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kërkesë e tyre ishte përjashtimi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.