×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump: Çfarëdo sulmi të Iranit do t’i përgjigjemi një mijë fish më fuqishëm

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se çfarëdo sulmi i Iranit do të shkaktonte kundërpërgjigje një mijë herë më të fuqishme pas raportimeve se Irani është duke e planifikuar vrasjen e një diplomati amerikan si hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani.

    “Cilido sulm nga Irani, në çfarëdo forme, kundër Shteteve të Bashkuara do të shkaktojë sulm ndaj Iranit që do të jetë 1,000 herë më i madh në shkallë”, shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në Twitter.

    Deklarata e tij erdhi pasi gazeta Politico raportoi rreth dyshimeve për planifikim të vrasjes së Lana Marksit, që është mike e presidentit amerikan dhe ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Afrikën Jugore.

    Sipas gazetës Politico, raportet e inteligjencës amerikane thonë se qeveria iraniane është duke e shqyrtuar vrasjen e diplomates Marks. Shkrimi citon një zyrtar të paidentifikuar të qeverisë amerikane.

    Ky burim ka thënë se Ambasada e Iranit në Pretoria është e përfshirë në këtë komplot dhe diplomatja është njoftuar për rrezikun që i kanoset, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

    Gjenerali i lartë iranian, Qasem Soleimani, u vra përmes një sulmi me dron afër Aeroportit të Bagdadit në Irak. Shtetet e Bashkuara e kishin akuzuar atë më parë për planifikim të shumë sulmeve kundër forcave amerikane.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.