×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trinjakët e porsalindur meksikanë dalin pozitivë për Coronavirus

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Trinjakët e porsalindur në Meksikë kanë dalë pozitivë për Coronavirus, sipas autoriteteve shëndetësore lokale.

    Ekspertët mjekësorë janë duke hulumtuar nëse foshnjat e kanë marrë virusin përmes placentës së nënës gjatë shtatzënisë, shkruan “BBC”.

    Dy nga foshnjat – një djalë dhe një vajzë – janë në gjendje stabile në një spital të rajonit San Luis Potosi. Megjithatë, një djalë tjetër është duke marrë trajtim për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

    Një zëdhënës i Komisionit për Siguri në Shëndetësi tha se përhapja e infeksionit në lindje të shumëfishta nuk është vërejtur askund në botë dhe prandaj rasti do të hetohet.

    Një numër shumë i vogël i foshnjave të porsalindura kanë dalë pozitive për koronavirus pas lindjes, por zyrtarët shëndetësorë thonë se ata nuk besojnë që trinjakët janë infektuar në këtë mënyrë.

    Sekretarja shtetërore e Shëndetësisë, Monica Liliana Ranger Martinez, tha: “Do të ishte e pamundshme që ata të infektohen në momentin e lindjes.”

    Megjithatë, prindërit e tyre do të testohen, sepse autoritetet thonë se nëna dhe babai i trinjakëve kanë mundur të jenë të infektuar pa simptoma.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Gusht 2025
    Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e fundit konstatoi se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë shkelje duke insistuar çdo dy ditë nëpërmjet kryesuesit të seancës...
    Lajme21 Gusht 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda – Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, ka njoftuar se ka ndaluar dy...
    Lajme21 Gusht 2025
    Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka publikuar një video të rrallë të babit të tij, e cili është realizuar në muajin...
    Të tjera
    Lajme21 Gusht 2025
    Radiotelevizioni i Kosovës ka nënshkruar sot marrëveshjen për huadhënie me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, që do të mundësojë ekzekutimin e...
    Sport21 Gusht 2025
    Sonte në arenën “Todor Proeski” në Shkup, Shkëndija e Tetovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë të fazës “play-off” në Europa League,...
    Vip21 Gusht 2025
    Xhensila Myrtezaj po vazhdon suksesshëm turin e koncerteve të saj muzikore pas një vere në të cilën ishte shumë e komentuar e...
    Lajme21 Gusht 2025
    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kujtuar ish-kryeministrin Bajram Rexhepi në 8-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Përmes një shkrimi të...
    Lajme21 Gusht 2025
    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, njoftoi sot se kjo parti dorëzoi një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e vendimit të Zyrës...
    Lajme21 Gusht 2025
    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër dy personave me inicialet A.T. dhe V.H., për veprën...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.