Si pasojë e një sulmi me thikë në Glasgow të Skocisë, tre persona kanë humbur jetën.
Pas këtij sulmi, i dyshuari është qëlluar për vdekje nga autoritetet e sigurisë, shkruan BBC.
Federata e Policisë në Skoci ka njoftuar se edhe një pjesëtar i policisë është në mesin e personave të goditur me thikë.
Përmes një deklarate për media, Policia ka thënë se situata është nën kontroll dhe nuk ka ndonjë rrezik për publikun.