×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    “Trashet” fitimi në sektorin e Hotelerisë, gjysmë miliardë euro qarkullim verës

    FrontOnline
    12 Shtator 2022

    Fusha e hotelerisë në Kosovë e ka marrë vetën pas dy viteve të vështira që i pati si pasojë e pandemisë “Covid-19”.

    Vetëm përgjatë sezonës së verës, bizneset e këtij sektori kanë qarkulluar diku 400 deri në 500 milionë euro, të hyra këto të grumbulluara nga shërbimet e ndryshme hoteliere – kryesisht ahengjet.

    Kështu të paktën thotë për “Front Online” Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit.

    “Pas pandemisë është normalizuar gjendja. Nga 400 deri në 500 milionë sillen të hyrat”, theksoi ai për “Front Online”.

    Sipas tij, të ardhurat do të ishin shumëfish më të larta nëse diaspora krejt paratë do t`i harxhonte në vendlindje.

    “Hoteleria varet nga disapora. Shumica e mërgimtarëve, shpenzimet kryesore i bëjnë këtu. Nëse ata nuk do të shkonin për pushim në Shqipëri e Mal të Zi, diku gati sa gjysma e buxhetit do të ishte qarkullimi”, u shpreh Sogojeva për “Front Online”.

    Sogojeva nxori në pah një problem, me të cilin po përballet sektori.

    “Edhe ky sektor, si krejt tjerët, po ka problem me punëtorët. Numri i tyre dita ditës po zvoglohet. Profesionistët e zanatit po shkojnë me gjet punë në vende tjera”, tregoi Sogojeva për “Front Online”.

    Ndërkohë sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për muajin qershor, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj në Kosovë ishte 37 292 mijë.

    Prej tyre 30.59% ishin vizitorë vendorë dhe 69.41% ishin të jashtëm.

    Sipas anketës, numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë dhe Prizren. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania dhe Turqia.

    Pjesë e anketës së ASK-së ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës.

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Izraeli dhe Hamasi, kanë arritur marrëveshje armëpushimi, pas konfliktit 15 muajsh me dhjetëra mijëra viktima që tronditi...
    Lajme15 Janar 2025
    Ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kritikuar ata që dolën kundër aksionit të policisë, për t’i mbyllur institucionet paralele serbe në...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka shprehur mbështetje për Taulant Haxhiun, njëri ndër afaristët më të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.