×
  • Lajme
  • Lajme

    Tranzicioni në FSK, rekrutohen edhe pjesëtarë të komuniteteve pakicë

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Në kohën kur Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) e kanë braktisur shumica e prestarëve serbë, N.S. nga Graçanica, komunë e banuar me shumicë serbe, vendosi që të aplikojë në një nga konkurset e hapura në këtë institucion.

    N.S është anëtar i FSK-së tash e një vit. Në bisedë për Radio Evropën e Lirë (REL), ai pranon se ka vendosur që të aplikojë meqë ishte i papunë, por edhe sepse gjithmonë ka dëshiruar të bëhet ushtar.

    Ai pohon se përvoja e tij është pozitive, ndërsa konsideron se FSK-ja i ka përmbushur pritjet e tij.

    “Ka shumë trajnime, përgatitje fizike dhe psikike”, deklaron N.S.

    Serbia paralajmëron 10 vjet burgim për pjesëtarët serbë të FSK-së
    Me vite të tëra, Beogradi zyrtar kërkon nga serbët e Kosovës që mos t’i bashkohen FSK-së, ndërsa tërheqë vërejtjen se pjesëmarrja e mundshme e serbëve në këtë forcë do të konsiderohet “aktivitet ilegal”.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, disa herë u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që mos të bëhen pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në vitin 2019, pas një takimi me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, ai ka porositur se “ata duhet të mendojnë përse dhe për çfarë qëllimi është formuar Ushtria e Kosovës”.

    “Vetëm edhe kjo na duhet – konflikti serbo-serb”, kishte thënë atëbotë Vuçiq.

    Një vit më herët, më 2018, Marko Gjuriq, drejtori i zyrës për Kosovës, në Qeverinë e Serbisë kishte deklaruar se “anëtarësimi në formacionet ushtarake ilegale është i jashtëligjshme dhe sanksionohet me deri në 10 vjet burgim”.

    Ndërkohë, një nga presionet që ndodhi në vitin 2018 ndaj serbëve të cilët ishin pjesë e FSK-së ishte kur në Zubin Potok, në veri të Kosovës, u paraqitën pllakatet ku haptazi ata u kërcënuan, ndërsa nënshkruese të pllakatit ishte e ashtuquajtura, “Armata e Veriut”. Në këto fletushka, në mes tjerash ishte shkruar: “Do t’iu thyejmë eshtrat”.

    Mirëpo, N.S. pohon se deri më tani, nuk ka hasur në reagime negative për shkak të vendimit të tij që të bëhet pjesë e FSK-së, ndërsa i bën ftesë edhe të tjerëve të veprojnë njëjtë.

    Gjithashtu ai paralajmëron se do e paraqesë tek organet kompetente çfarëdo presioni të mundshëm sepse konsideron se ka shërbime të cilat “reagojnë në rast të presionit të mundshëm”. N.S. pjesëtar serb i FSK-së, thot ëse e sheh veten si “ushtar i ardhshëm i Kosovës”.

    Presioni nga Beogradi po largon serbët nga FSK-ja
    FSK numëron përafërsisht 2.500 anëtarë të rregullt dhe 800 rezervistë. Dhjetë për qind e numrit të përgjithshëm është i rezervuar për pakicat. Ndërkohë, kjo forcë numëron 45 pjesëtarë serb, ndërsa 140 të tyre e kanë braktisur FSK-në.

    Sadika Kofrc, zëvendësministre e Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, e ngarkuar me çështjen e pakicave, pohon se pjesëtarët serbë kanë vendosur që të braktisin FSK-në pikërisht për shkak të presionit të Qeverisë së Serbisë.

    “Ne kemi deklarata me shkrim ku radhiten arsyet përse ata janë larguar nga FSK-ja. Ata vullnetarisht kanë braktisur Ushtrinë e Republikës së Kosovës, për shkak të presioneve të institucioneve serbe, në kalimet kufitare. Bëhet fjalë për persona që jetojnë në mjediset me shumicë serbe dhe atje presioni, fatkeqësisht është shumë i madh”, deklaroi Kofrc për REL.LEXONI EDHE KËTË:Tranzicioni në FSK, rekrutohen edhe pjesëtarë të komuniteteve pakicë

    Sipas zëvendësministres së Mbrojtjes, kjo ministri ofron mbrojtje për pjesëtarët që vijnë nga komuniteti serb, mirëpo ajo tërheqë vërejtjen se Kosova nuk mund të bëjë shumë kur këta pjesëtarë kalojnë kufirin me Serbinë.

    “Ne mundemi të garantojmë që në territorin e Republikës së Kosovës ata nuk do t’i nënshtrohen presioneve, mirëpo problemi qëndron te pala tjetër”, porositë Sadika Kofrc.

    Ajo nënvizon se nuk janë vetëm serbët pre e presioneve, meqë, sipas Kofrc, edhe pjesëtarët boshnjakë të FSK-së ballafaqohen me të njëjtat probleme kur e kalojnë kufirin me Serbinë.

    Më 22 gusht ka skaduar konkursi për pranimin e 400 rekrutëve të rinj të FSK-së, ndonëse për shkak të pandemisë së koronavirusit, lejohet dorëzimi i dokumentacionit edhe pas kësaj date. Nga ky numër, 40 vende janë të rezervuara për pjesëtarët e pakicave. Deri më 21 gusht, 50 nga ata janë lajmëruar në konkurs.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, më 20 gusht përshëndeti angazhimet për inkurajimin e përfaqësimit të komuniteteve pakicë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    “Përvoja e Amerikës dhe vendeve tjera është që shoqëria është më e fuqishme, ndërsa besimi në mes të komuniteteve mund të rritet, kur shërbimet e uniformuara reflektojnë popullatën të cilës i shërbejnë dhe e mbrojnë”, ka shkruar Kosnett në porfilin e tij në Twitter.

    Forca e Sigurisë së Kosovës është themeluar në vitin 2009, konform planit të ish-presidentit finlandez Marti Ahtisarit – dokument ky i cili solli pavarësinë e Kosovës.

    Para këtyre Forcave, në Kosovës kanë ekzistuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të formuara më 1999, menjëherë pas luftës dhe pas çarmatimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto trupa ishin formuar në marrëveshje me NATO-n dhe kanë shërbyer si forca emergjente të sigurisë.

    Përgjegjësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë të bëjnë me ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial, mbrojtjen e qytetarëve, të pronës dhe interesave të Kosovës. Këto forca janë formuar nën mbikëqyrjen e NATO-s, mirëpo misioni dhe kapacitetet nuk janë përputhur me ambiciet e institucioneve kosovare që të formojnë Ushtrinë.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.