Çfarë është operacioni i venave me laser?
Operacioni i venave me laser eshte metoda me e re e trajtimit te variceve(venave te fryera) me sonde
laserike, e cila hyne mbrenda venave te gjata dhe te fryera duke dhe permes nxehtesise se liruar (ne
dukje sikur drite e kuqe) ajo bene mbylljen e venave problematike duke eliminuar keshtu komplikimet
qe mund te rrjedhin nga nje vene jo funksionale.
Pse mund të më duhet nje trajtim i venave me metodën laserike ?
Ka shume faktorë qe e favorizojne kete metod dhe e vendosin si primare ne operimin e venave, arsyet qe
ju duhet ti nenshtroheni operimit te venave jane te shumta, pas vizites direkte me kirurgun vascular dhe
pas ultrazerit te venave atehere mund te vie ne perfundim per operim apo jo, si shkaktar kryesor qe
pacientet vendsin ti nenshtrohen operimit te venave jane venat e fryera(varicet) te cilat edhe mund te
japin simptoma tek pacienti siq eshte ndjesia e djegies se kembes dhe shputes se kembes, dhimbja e
kembes, ndjesia se kemba juaj eshte renduar me shume, enjetja e kembes ne pergjithesi(kemba me e
fryer), dalja e kapilareve ne shtresen e lekures, ndjesia sikur muskujt e kembes bien ngerrq(mund te
ndodhe here pas here me shume gjate kohes kur jeni ne gjume).
Si duhet përgatitem për t’iu nënshtruar procedures së operimit të venave me laser ?
Doktori i cili do te kryeje proceduren duhet qe te ju njoftoj lidhur me proceduren qe do te i
nenshtroheni.
Ju duhet ti beni ati pyetje per cilendo pike qe skeni qene i/e qarte gjate spjegimit te doktorit lidhur me
proceduren.
Mund te ju kerkohet qe te nenshkruani nje forme pelqimi per nderhyrjen te ciles do ti nenshtroheni, ju
duhet te lexoni me kujdes cdo detaj ne formen e dhene.
Doktori para procedues do te ju beje pyetje lidhur me historin tuaj shendetesore, gjithashtu doktori
duhet te beje edhe ekzaminim fizik para procedures/
Gjithashtu ne baze te nhistoris suaj shendetesore ju mund te keni nevoje per analiza shtes laboratorike
nga ato qe jane standard para nje nderhyrje kirurgjike, kjo percaktohet nga doktori I cili do te kryej
proceduren.
Ju duhet te njoftoni doktorin ne rast se jeni ne marrje te terapive te ndryshme per shkaqe shendetesore,
konkretisht eshte e rendesishme qe te njoftoni doktorin nese jeni ne perdorim te ndonje holluesi te
gjakut ose vitaminave, eshte individuale por ne raste te caktuara doktori mundet te propozoj ndalimin e
perdorimit te holluesve te gjakut 2-3 dite para procedures se trajtimit te venave me laser.
Duhet te njoftoni doktorin tuaj ne rast se ju e dini qe jeni alergji ne ndonje medicament ose material
tjeter cfardo.
Ju mund te hani dhe te pini para procedures se trajtimit te venave me laser.
Anestezion lokal apo të pergjithshëm ?
Procedura e trajtimit te venave me laser endovenoz kryhet nen anestezion lokal pa pasur nevoj qe te
nenshtroheni anestezionit te pergjithshem.
Dita e operimit/ Procedura
Kjo procedure nuk kerkon hospitalizim te pacientit(nuk ka nevoj te fleje ne spital pas perfundimit)
pacienti pasi qe te kryen proceduren eshte I lire qe te shkoje ne shtepi, preferohet te kete nje shoqerues
me vete dhe te dergoj ne shtepi duke e vozitur, pacienti menjeher pas trajtimit fillon ecjen normale dhe
pa u frikesuar qe do te beje deme diqka, kjo eshte perparsia kryersore e trajtimit te venave me laser.
Procedura duhet te kryhet ne kushte sterile ambullantore mbrendaspitalore, nuk zgjate me shume se 40
minuta ne kushte normale. Menjeher pas perfundimit te procedures doktori do te ju udhezoj qe te beni
ecje mbrenda hapsirave spitalore per 30-60 minuta, poashtu ju mund te keni disa hematoma(maviosje)
ne regjionin ku eshte punuar te cilat do te largohen mbrenda periudhes 2 javore. Mbajtja e qorapave
kompresive eshte detaj shume I rendesishem pas procedures, ju do te udhezoheni per kompresionin dhe
madhesin e qorapave nga doktori I cili kryen proceudren poashtu edhe per kohezgjatjen e mbajtjes se
qorapave.
Kujdesi pas procedurës
Ju duhet te ndiqni te gjitha udhezimet qe ju kane dhene ne formen e shkruar nga doktori pas
perfundimit te procedures, disa nga ato mund te jene: Ecja ne distanca te shkurta me pushime te kohe
pas kohshme, mbajtja e higjienes se trupit, higjiena e kembeve vetem 48 ore pas procedures me heret
nuk bene, pastrimi sipas protokolleve mjeksore I vendit ku eshte bere premja e vogel e cila sherben si
port hyrese per sonden laserike, kur jeni duke qendruar ulur ju duhet te mbani kembet e ngritura
larte(kjo vetem ne javen e pare pas procedures), mbani qorapet kompresive sipas udhezimit te doktorit
etj.
Disa nga perparesitë e trajtimit te venave me metoden e re laserike nga ajo e vjetra jane si vijon : Metoda
laserike perfundon per max 40 minuta, metoda klasike duhen minimum 1h:30 minuta, metoda laserike
kryhet nen anestezion lokal kurse metoda klasike duhet kryer nen anestezion te pergjithshem, metoda
laserike nuk kerkon hospitalizim te pacientit kurse te metoda klasike pacienti duhet te qendroje se paku
nje nate ne spital, me metoden laserike mund te kryhen dy kembet menjeher kurse metoda klasike
vetem njeren kembe qe I bie nese keni problem me dy kembet atehere ju duhet te hyni ne anestezion te
pergjithshem dy here,kosto e operimit me e lire tek metoda laserike se ajo klasike sidomos tek rastet qe
jane me vena te zgjeruara ne dy kembet, operimi I venave me metoden laserike mundeson qe te mund
te ecni normalisht menjeher pas procedures, kurse tek metoda klasike ju duhet regjim shtrati se paku 24
ore pas nderhyrjes poashtu ju duhet te keni shume kujdes ne ecje javet e para sepse nuk do te mundeni
per shkak te prerjes qe behet per te larguar venat e zgjeruara, metoda laserike nuk le shenja ne kemb
pas nderhyjres kurse te metoda klasike ju do te keni te dukshme prerjen e lekures qe eshte bere per te
larguar venat e zgjeruara, ka edhe shume dallime te tjera mes dy metodave te cilat ne viziten direkte ne
spitalin anaderm ju do te merrni informacione. Si perfundim trajtimi I venave me laser eshte nje trajtim
I cili kryhet nen anestezion lokal dhe nuk zgjate me shume se 40 minuta, duhet kryer ne kushte
spitalore dhe staf I mirepergaditur dhe eksperienc te mire ne fushen e trajtimit me laser.
Vlene te theksohet qe ne Kosove trajtimin e venave me metoden laserike per here te pare e ka futur si
sherbim Spitali Anaderm para 10 viteve, dhe me nje eksperienc 10 vjeqare ky spital ofron trajtimin e
venave te zgjeruara nga ekipe te profesionalizuara dhe me eksperienc shumevjeqare ne fushen e
trajtimit endovenoz laserik, poashtu me teknologjine me te fundit te laserit ju do te ndjeheni shume
komod gjate procedures dhe nen perkujdesje te sigurt te doktoreve dhe infermiereve te spitalit.