×
  • Lajme
  • Lajme

    Qehaja: Licencimi i mësimdhënësve për zhvillim profesional, procesi kërkon përkushtim dhe përgatitje

    FrontOnline
    12 Janar 2025

    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë karrierës së tyre dhe duhet të zbatohet si një reformë e mirëfilltë që motivon mësimdhënësit për të përmirësuar performancën e tyre. Ai ka shtuar se procesi i licencimit duhet të shërbejë për të ngritur standardet dhe cilësinë e mësimdhënies, duke inkurajuar mësimdhënësit të angazhohen më shumë në zhvillim profesional.

    ‘’Licencimi i mësimdhënësve është mundësi ideale e zhvillimit të vazhdueshëm të mësimdhënësve në karrierë dhe duhet medoemos të mirë zbatohet si reformë që motivon mësimdhënësit dhe nxit për përmirësim të vazhdueshëm të performancës’’, tha Qehaja për FrontOnline.

    Qehaja ka vlerësuar thirrjen e parë për licencën e avancuar, duke theksuar se, megjithë numrin e vogël të aplikantëve, kjo mund të shërbejë si një pilotim i një procesi që kërkon shumë përkushtim dhe përgatitje. Ai ka theksuar se një përgatitje e mirëfilltë dhe një informim i qartë i mësimdhënësve për kriteret dhe përfitimet që sjell licencimi është kyç për suksesin e këtij procesi

    ‘’Thirrja e parë për licence të avancuar pa marr parasysh numrit të vogël të aplikimit le të shërbej si pilotim i një procesi që kërkon shumë përkushtim, përgatitje dhe mirë informim të mësimdhënësve për aplikimin, kriteret dhe përfitimet që sjell licencimin’’, përfundoi Qehaja

    54 mësimdhënës hynë në test për licencën e avancuar, 7 e kaluan/ Ekspertët/ Testimi, “hi syve” për publikun

     

    Nga Rubrika
    Lajme06 Shkurt 2025
    Muaji i kaluar ishte janari më i nxehtë në histori, tha monitoruesi evropian i klimës më 6 shkurt. Temperaturat e larta u...
    Lajme06 Shkurt 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtina ka njoftuar se ka filluar hetimet për keqpërdorime të mundshme të ambasadorit Martin Berishaj, në procedurën e transportimit...
    Lajme06 Shkurt 2025
    Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se janë pranuar pjesërish akuzat ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil...
    Të tjera
    Sport06 Shkurt 2025
    Ish-portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka komentuar situatën aktuale të torinezëve, duke pranuar se ish-skuadra e tij po has në vështirësi më...
    Lajme06 Shkurt 2025
    Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takim me koordinatoren nacionale, Sebahate Sinani dhe koordinatorët e prokurorive për...
    Bota/Rajoni06 Shkurt 2025
    Kryeministri Edi Rama publikoi statistikat e raportit të Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve, që sipas të cilave ai tha se turistët...
    Lajme06 Shkurt 2025
    Si rezultat i hetimeve intensive, policia në Prizren ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë dy persona të mitur të dyshuar, me...
    Vip06 Shkurt 2025
    Ish-banorja e “BBVK” Xheneta Fetahu ka nisur të bëj dalje publike. Pas një pauze të shkurtër ajo po “godet” me postime të...
    Lajme06 Shkurt 2025
    Çmenduri dhe absurditet! Vetëm në këtë mënyrë mund të përkufizohet rëndesa financiare që iu është vënë barrë qytetarëve të Kosovës, përgjatë katër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.