×
  • Lajme
  • Lajme

    Tonheim thotë se nëse partia fituese nuk lëvizë përpara, atëherë ajo është detyrë e presidentit

    FrontOnline
    01 Qershor 2020

    Këshilltari kryesor i SHBA’së në hartimin, zhvillimin dhe miratimin e Kushtetutës së Kosovës, Gjon Tonheim, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se partia ose koalicioni fitues nuk është e detyruar që të refuzojë mundësinë për të krijuar qeverinë. Ai ka thënë se presidenti i vendit ka të drejtë të lëvizë përpara nëse mendon që nuk ka vullnet për të ecur përpara.

    Gjyqtari Tonheim, gjithashtu ka ndihmuar në ristrukturimin e Kodit dhe Procedurës Penale në Kosovë. John Tunhiem, ka punuar edhe në projekte zhvillimore të sundimit të ligjit Uzbekistan, Gjeorgji, Rusi, Mal të Zi, Jordani, Hungari, Bulgari, Maqedoni, Kazakistan, Kirgistan, Moldavi, Lituani, Nepal dhe Ukrainë, ndërsa tani udhëheq gjykatën në distriktin e Minesotës në SHBA.

    ‘’Nuk mendoj se ka ndonjë kërkesë që ata ta shprehin refuzimin e tyre. Nëse ata nuk lëvizin përpara brenda një periudhe të shkurtër kohore për ta formuar qeverinë dhe ka afate kohore për presidentin në Kushtetutë që ta dorëzojë emrin e kryeministrit dhe më pas kuvendi duhet ta votojë. Nuk kërkohet që partia ta shfaqë refuzimin. Nëse ata nuk lëvizin përpara, atëherë është në dorën e presidentit që të lëvizë drejt hapit të ardhshëm në proces, që është zhvillimi i konsultimeve me një parti ose një koalicion që mund ta formojë shumicën dhe ata e propozojnë një kandidat të ri për kryeministër. Kushtetuta thotë që kjo të bëhet dy herë. Herën e parë me partinë fituese të zgjedhjeve, herën e dytë me një shumicë tjetër të mundshme që do të mund të funksiononte. Nëse nuk ka shumicë që mund të funksionojë dhe pikë, atëherë presidenti është i obliguar që shkojë përpara dhe t’i shpallë zgjedhjet. Por kur ka shumicë të mundshme që funksionon, atëherë shkohet të grupi i dytë, është shumë shumë e qartë në Kushtetutë’’

    ‘’Siç thashë më herët, është e rëndësishme që të ekzistojë një gjykim përfundimtar i gjykatës më të lartë të vendit, që është e obliguar ta interpretojë Kushtetutën. Ky rol i është dhënë qartazi Gjykatës Kushtetuese në Kosovë. Ky është roli i gjykatave kushtetuese gjithkund në shtetet ku përdoren gjykatat kushtetuese’’

    ‘’Në vendet ku ligji i përbashkët është mbizotërues, zakonisht vendimet i merr Gjykata Supreme. Ju duhet të keni një gjykatë që i zbaton faktet e situatave të ditëve modern në gjuhën e Kushtetutës. Nuk mund ta keni të parashikuar secilën hollësi të mundshme, secilën datë të mundshme në Kushtetutë. Në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, nuk parashikohet madje as që ne do të kishim bashkëpunim. Kaq e vjetër është ajo, por kjo kushtetutë ka funksionuar mirë për shumë vjet, shekuj, sepse ne e kemi pasur një gjykatë të lartë që e ka interpretuar atë dhe që e ka zbatuar atë me faktet e situatave të ditëve modern.‘’

    ‘’Ky është sundim i ligjit, sundim i ligjit në shoqëritë demokratike dhe këtë është e obliguar ta bëjë Gjykata Kushtetuese. Ata e marrin gjuhën e Kushtetutës, e interpretojnë atë siç zbatohet në një situatë të ditëve modern dhe kjo është ajo që ata e kanë bërë këtu dhe mendoj se në mënyrë shumë efektive e kanë përcaktuar qëllimin e Kushtetutës, praktikën e kushtetutave në mbarë botën dhe e kanë zbatuar atë në situatën aktuale. Nuk ka nevojë të ekzistojë një datë për gjithçka. Nëse në Kushtetutë do të ekzistonte një datë për gjithçka, ajo do të ishte mijëra faqe e gjatë dhe nuk do të kishte mundësi të parashikonte gjithçka që do të ndodhë në të ardhmen njësoj sikur që Kushtetuta Amerikane nuk do të mund t’i parashikonte shpikjet moderne si telefoni apo çfarëdo forme të komunikimit modern. Megjithatë, ajo ka funksionuar mirë dhe përsëri për shkak se Gjykata Supreme e ka interpretuar atë me kujdes sipas rrethanave moderne. Mendoj se kërkesa për të pasur data dhe afate për gjithçka në Kushtetutë është plotësisht e paarsyeshme dhe prandaj i përket Gjykatës Kushtetuese për të përcaktuar nëse ka afate këtu apo jo.’’, përfundon ai.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.