×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tirana jashtë karantine, rrugët dhe sheshet plot me njerëz

    FrontOnline
    23 Maj 2020

    Ndonëse këtë fundjavë duhet të dilnin pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14-vjeç, kryeqyteti i Shqipërisë, ngjasoi me një ditë normale dhe lëvizje të të gjitha moshave.

    Bizneset e lejuara janë ushqimoret dhe farmacitë, por baret dhe restorantet vijuan punën si çdo ditë.

    Kryeministri Rama njoftoi të premten që fundjava do të jetë e njëjtë për sa i përket kufizimeve, por këtë të shtunë kryeqyteti ngjasonte me ditët e tjera të javës. Deri në orën 10 duhet të qarkullonin vetëm pensionistët, por gjatë kësaj kohe nuk munguan dhe moshat e tjera.

    Banorëve siç duket u ka sosur durimi duke dhe thyejnë pothuajse gjithë urdhrat, por një pjesë e tyre shprehen se nuk janë vënë në dijeni për kufizimet.

    Në urdhrin e ministrisë, thuhet që në fundjavë të qëndronin hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë, por sheshet e kryeqytetit ishin plot me qytetarë, ndërsa bizneset, përfshi dhe lokalet qëndruan të hapur duke mirëpritur klientët si në një ditë të zakonshme.

    Kjo ka detyruar policin ë që të dalë në rrugë për evidentimin e bizneseve të hapura. Blutë kanë ndjekur praktikën e udhëzimit për mbylljen e lokaleve, duke i kërkuar që të ulin qepenat.

    Krahas kontrolleve në biznese, policia intensifikoi dhe kontrollet në rrugët duke kontrolluar automjetet që hyjnë dhe dalin nga Tirana.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.