×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Tipat e njerëzve që nuk mund t’i mbajnë sekretet

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2022

    Mendohet se mënyra më e mirë për t’ia zbuluar të gjithëve një nga sekretet tona është t’ia themi atë personit të zgjedhur:  “Të lutem mos i trego askujt tjetër!”. Në fakt të gjithëve u ndodh që t’u thuhen gjëra sekrete në mirëbesim nga miqtë ose të afërmit.

    Megjithatë të gjithëve (ose thuajse të gjithëve), u ka ndodhur që t’ua tregojnë atë të tjerëve, megjithëse kjo gjë nuk duhej bërë. Atëherë,  pse zgjedhim t’ia besojmë dikujt tjetër sekretin tonë? Dhe në cilat raste ndodh? A ka njerëz më pak të besueshëm, të cilëve nuk mund t’u japësh informacione?

    Këto janë pyetjet e parashtruara nga disa psikologë ekspertë mbi sjelljen nga Universiteti i Arizonës në SHBA. Dhe si përfundimi nuk ishte aspak i paramenduar. Studiuesit analizuan rezultatet e 9 studimeve të mëparshme, në të cilat pjesëmarrësit u pyetën se sa shpesh kishin vendosur të zbulonin sekretin e dikujt, dhe gjithashtu se cilat ishin arsyet prapa këtij vendimi, përcjell Klankosova.tv.

    Duke marrë në konsideratë një shumëllojshmëri të madhe sekretesh, nga të qenit të pakënaqur në punë deri te tradhtia seksuale, nga të qenit shtatzënë te dëshira për të bërë kërkesën për divorc, pjesëmarrësit pranuan se mesatarisht 30 përqind të tyre ua zbulonin ato të tjerëve. Dhe në rastin e sekreteve të ndara në mirëbesim me të afërmit ose miqtë e ngushtë, diçka më pak se 26 përqind të rasteve. Pra në praktikë zbulohet çereku i sekreteve.

    Por, si mbahet një sekret?

    Sipas ekipit të studiuesve, motivimi për këtë do të varet nga integriteti i personit që zbulon sekretin që në fakt duhet mbajtur i tillë. Kjo do të thotë, që nëse personi që ka diçka për të fshehur është një egoist, apo që nuk i ndjek shumë parimet morale, kemi shumë më shumë gjasa të zbulojmë sekretet e tij, sesa do të ndodhte me një njeri të këndshëm, bujar dhe besnik, të cilin e respektojmë dhe vlerësojnë. Ja pra kur mund të mbahet një sekret:varet mbi të gjitha kush na e thotë./Klankosova.tv/

    Nga Rubrika
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët anembanë vendit....
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Artan Nimani, ka shkruar pas takimit që ka pasur në Dardani të Gjakovës. Nimani, ka thënë se Dardania tregoj...
    Lajme14 Janar 2025
    "Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka komentuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardiana Matoshi, ish-kandidatit për...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus në RTV Dukagjini, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, tha se prioriteti i tij...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Elmi Reçica, ka shkruar pas takimit që ka pasur në Gadime të Lipajnit. Ai ka thënë se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.