Një person ka marr lëndime trupore pasi është goditur me një mjet të fortë (thikë) mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 23:29 në rrugën “Shpetimi”, në Vaganicë të Mitrovicës.
Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.
Sipas saj, viktima është dërguar në Spitalin e Mitrovicës, ku pas marrjes së tretmanit mjekësorë është liruar për në shtëpi.
Pllana tha se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë dhe një shufër metalike, ndërsa policia ka arrestuar dy persona si të dyshuar.
“Kemi një rast ‘vrasje në tentativë’. Pas marrjes së informatës policia ka dal në vend të ngjarjes, ku viktima kishte marrë lëndime nga një mjet i fortë( thikë) është dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal-Mitrovicë, ku pas marrjes së tretmanit mjekësorë sipas mjekut kujdestar viktima me insistimin e tij është liruar në shtëpi. Në vend ngjarje kanë dal edhe hetimet rajonale dhe Forenzika. Nga policia si provë materiale është konfiskuar një thikë dhe një shufër metalike. Dy të dyshuar janë arrestuar dhe është njoftuar prokurori kujdestar, ku sipas udhëzimeve të tij është hap rasti ‘ vrasje në tentativë’ dhe dy të dyshuarve ju është caktuar masa e ndalimit”, ka thënë Pllana.