Qeveria e Kosovës sot ka marr vendim për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u tha se kjo Zyre do të jetë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka bërë të ditur se drejtor i kësaj zyre do të jetë një nga këshilltarët e kryeministrit.
Ndryshe, kjo zyrë do të ofrojë mbështetje në fushën e arsimit, në fushën ekonomike etj.