Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë që java e kaluar, (takimi i Uashingtonit), ishte një konfirmim tjetër i përkushtimit të presidentit amerikan Trump për Kosovën.
“Kjo ishte ndërmarrja diplomatike më serioze në këto dy dekada për Ballkanin Perëndimor. Gjatë këtij procesi, jo të lehtë, shumë të vështirë hasëm në pengesa, akuza e konspiracione nga shumë anë, por me formalizimin e marrëveshjes, të gjitha këto u treguan të rrejshme dhe paragjykuese”, ka thënë presidenti Thaçi në një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Sipas tij, sikur skena politike e Kosovës të ishte më unike në vitet e fundit sipas tij, marrëveshja do të ishte më e qëndrueshme dhe do t’u hapte perspektivë edhe më të madhe qytetarëve të Kosovës.
“Ne nuk do t’i humbnin vitet që i kemi humbur me konsipracione, paragjykime. U pa që nuk ka pasë thika në Shtëpi të Bardhë, harta dhe as ndarje të Kosovës në Shtëpi të Bardhë, por ka respektim të shtetit dhe fuqizim ndërkombëtar të shtetit tonë. Prandaj ata që kanë hedhur gjëra të rrejshme, i ftoj që t’i kërkojnë falje qytetarëve Kosovës, pwr injorancwn që kanë treguar dhe konfuzionin dhe mashtrimin që kanë pretenduar t’ia sjellin qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Thaçi.