Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Belgjikës në Kosovë, Frederic Maurice.
Në takimin njoftues, presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohjen e shtetit të Kosovës për mbështetjen e Belgjikës në procesin shtetndërtues të vendit tonë dhe në agjendën evropiane, transmeton lajmi.net.
Po ashtu, presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj euroatlantike.