×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Thaçi: Po bëhet përpjekje që të bëhet Ligji që amniston të burgosurit

    FrontOnline
    23 Maj 2020

    Në prag të kësaj feste nuk pritet të ketë as amnisti për të burgosurit.

    Tërë kjo pasi që sipas drejtorit të burgjeve të Kosovëes, Nehat Thaçit ende nuk është krijuar mundësia për procedimin e një ligji i cili i amniston të burgosurit.

    LEXO EDHE: A do të lirohen të burgosurit për Festën e Bajramit, flet drejtori i Burgjeve të Kosovës

    “Çështja e amnisitimit pothuajse është në përfundim e sipër si temë dhe rrjedhimisht ne i kemi bërë disa tentativa dhe përpjekje, do të thotë Ministria e Drejtësisë, gjithashtu edhe institucionet gjegjëse si Presidenca dhe të tjerë që të procedohet një ligj i cili amniston të burgosurit, mirëpo për shkak të pamundësisë dhe situatës pandemike atëherë nuk ka mundur që të realizohet kjo rrethanë që të krijohet një ligj i veçantë, që të amnistohen të paraburgosurit”, ka thënë Thaçi për Front Online.

    Amnisti për të burgosurit, sipas Thaçit, nuk ka pasur as gjatë periudhës së pandemisë.

    “Nuk është paraqitur nevoja që të amnistohen për shkak se është menaxhuar në mënyrën më profesionale dhe në mënyrën më të mirë të mundshme. Fatbardhësisht ne deri më sot nuk kemi pasur të shfaqur ndonjë të infektuar pozitiv me Coronavirus”, ka deklaruar ai për Front Online.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.