×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi, për dy muaj, pesë herë e vizitoi Shqipërinë

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Hashim Thaçi viziton për të pestën herë Shqipërinë brenda dy muajsh dhe për të katërtën herë brenda një muaji. Katër prej vizitave kanë qenë jozyrtare e njëra “veç për qejf”.

    Vizita e radhës presidentit të Kosovës ka qenë të enjten në rezidencën private të homologut tij Ilir Meta, në Gjirin e Lalëzit në Durrës. Në shoqërinë e tyre ka qenë edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.

    “Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese”, ka shkruar Meta në Facebook.

    Më 29 prill, kur Shqipëria dhe Kosova ishin në kulmin e pandemisë, presidenti Hashim Thaçi ka realizuar një vizitë “blic” në Shqipëri. Pas kthimit nga Tirana më 29 prill, presidenti i Kosovës nuk dha detaje për vizitën e shkurtër në Shqipëri, kur u pyet një ditë më pas nga gazetarët, përveç pohimit me cinizëm se kishte shkuar në Shqipëri “veç për qejf”. Kjo vizitë e Thaçit është pasuar një muaj më pas me një vizitë zyrtare më 5 qershor. Mbrëmjen e 4 qershorit ai deklaroi në një prej mediave në Shqipëri se kishte ardhur në këtë vend për një vizitë miqësore, për t’i takuar liderët politikë për shkak edhe të zhvillimeve të fundit politike në të dyja vendet.

    Nuk kanë kaluar veçse 6 ditë nga 5 qershori dhe Thaçi ka qenë “inkonjito” në Tiranë. Ai ka qenë i ftuar në një studio televizive në mbrëmje. E ka shfrytëzuar orarin për t’u takuar me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Vizita në partinë që ka drejtuar Sali Berisha për një çerek shekulli nga ana e Thaçit është vlerësuar nga disa media në Tiranë si një provokim i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që ia bën liderit të saj historik, pasi Berisha ka shkëmbyer akuza të rënda me Hashim Thaçin, madje prej më shumë se dy vjetësh Berisha e etiketon Hashim Thaçin jo me emrin e tij, por si Miladini shqipfolës.

    Ndërkohë, më 26 qershor, Hashim Thaçi, gjatë kthimit nga Vjena, kur ktheu rrugë pasi ishte nisur për Washington pas akuzës së ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, qëndroi në Vlorë ku ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në vilën qeveritare në Ujin e Ftohtë. Ky takim u pasua me vizitën e Edi Ramës në Prishtinë.

    Vizita e fundit e Hashim Thaçit në Shqipëri ndodh vetëm katër ditë para se kreu i shtetit të Kosovës të paraqitet në Hagë për intervistim. Thaçi ka paralajmëruar se nëse pretendimet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj tij merren parasysh nga gjykatësi paraprak, ai do të japë dorëheqjen për t’u përballur me krimet të cilat mohon t’i ketë kryer.

    “Në këto dy dekadat e fundit, shumë pjesëtarë të UÇK-së u ballafaquan me drejtësinë ndërkombëtare të UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, EULEX-it dhe me drejtësinë vendore. Kosova, edhe pse viktimë, bashkëpunoi me organet e drejtësisë për trajtimin e pretendimeve për krime lufte. Në këto dy vjetët e fundit, shumë ish-bashkëluftëtarë janë intervistuar nga Dhomat e Specializuara, brenda dhe jashtë vendit. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar”, ka shkruar ai në një njoftim në Facebook./koha/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.