×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi për dialogun: Do ta udhëheqim bashkë me Hotin

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti, në ditën e 21 vjetorit të Çlirimit të Prishtinës dhe në ditën e largimit të forcave serbe nga Kosova, 21 vite më parë, raporton Front Online.

    Nga aty ai i`u kundërpërgjigj kryeministrit Avdullah Hotit për udhëheqjen e dialogut. Presidenti Thaçi tha se dialogun do ta udhëheqin përfaqësuesit legjitim të Kosovës.

    “Do ta udhëheqin përfaqësuesit legjitim të Kosovës. Ne nuk jemi në garë , por do ta plotësojmë njëri-tjetrin. Ne edhe të bashkuar do të përballemi me pengesa të vazhdueshme prandaj do të ketë përkushtim të përbashkët dhe rezultate të përbashkëta”, ka thënë presidenti.

    Kështu ai potencoi edhe njëherë që është detyrë e tij kushtetuese që ta përfaqësojë Kosovën në politikën e jashtme.

    “Presidenti i vendit e përfaqëson politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit dhe kjo është e përcaktuar edhe me Kushtetutë. Në këtë drejtim ne do ta plotësojmë njëri-tjetrin dhe do t`i tejkalojmë pengesat”, ka thënë tutje Thaçi.

    Në ndërkohë kryeministri Hoti, dje gjatë prezantimit të Platformës për Dialogun, konfirmoi që dialogun do ta udhëheq vet ai. /Front Online

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.