
Presidenti i vendit Hashim Thaçi mbrëmë ka marr pjesë në Samitin e Zagrebit.
Në fjalën e tij Thaçi ka kërkuar edhe përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, raporton “Front Online”.
“Së dyti, BE-ja dëshiron të ketë rol në dialogun Kosovë – Serbi. Kjo është e mundshme derisa BE-ja përfshihet në proces në nivelin më të lartë, krijon unitet përbrenda dhe koordinohet për së afërmi me SHBA-në. Dialogu duhet të vazhdojë në mënyrë që të arrihet një marrëveshje finale e paqes midis dy shteteve sovrane. Dhe duhet të jetë finale dhe e përfunduar me njohje të ndërsjellët”, ka konfirmuar sot ai në një konferencë për media. /Front Online