×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi në Ditën Botërore të Refugjatëve: Si popull e dimë si është largimi nga atdheu

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në ditën botërore të refugjatëve ka thënë se sot kujtojmë të kaluarën tonë të hidhur.

    Ai, ka thënë se forcat policore dhe ushtarake serbe dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre mbi 1 milionë shqiptarë.

    “Në Ditën Botërore të Refugjatëve kujtojmë të kaluarën tonë të hidhur. Me dhimbje kujtojmë spastrimin etnik, ku forcat policore dhe ushtarake serbe dëbuan dhunshëm mbi 1 milion shqiptarë nga shtëpitë e tyre. Jemi krenarë që i përballuam me dinjitet ato vite të vështira dhe përherë do u jemi mirënjohës të gjithë atyre që na mbështetën dhe na u gjenden pranë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

    Sipas tij, kosovarët e kanë përjetuar shumë vështirë largimin nga atdheu.

    “Si popull e dimë më së miri sa vështirë është të largohesh nga atdheu, prandaj sot solidarizohemi me të gjithë ata që janë refugjatë nëpër botë. Në këtë ditë simbolike kujtojmë edhe qershorin e vitit 1999 kur qytetarët tanë u kthyen masivisht në atdheun e çliruar”, ka thënë Thaçi.

    Sipas tij, atdhedashuria e madhe e qytetarëve ishte dëshmi e forcës së popullit dhe kombit tonë për t’u rimëkëmbur, duke nisur gjithçka nga fillimi.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me deklaratën e sotme të presidentes Vjosa Osmani, duke thënë...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të premten, më 18.07.2025, do të kryhen punime të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se e vetmja formë se si do të mund të ndalohej lideri i LVV-së janë protestat....
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti rreth vizitës së tij në...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.