×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Me SHBA-të do t’i përmbyllim proceset e rëndësishme që janë para nesh

    FrontOnline
    06 Qershor 2020

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se populli i Kosovës ndjehet krenar që iu takon vlerave të përbashkëta qytetëruese, liridashëse dhe paqedashëse me SHBA-në dhe popullin amerikan.

    Sipas tij, së bashku me SHBA-të Kosova ka përfunduar projektet kapitale historike për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe do t’i përmbyllë edhe proceset tjera të rëndësishme që janë para saj.

    “Ndjehemi krenar që si popull i takojmë vlerave të përbashkëta qytetëruese, liridashëse dhe paqedashëse me SHBA-në dhe popullin amerikan”.

    “Së bashku me SHBA-në kemi përfunduar projektet kapitale historike për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe do t’i përmbyllim edhe proceset tjera të rëndësishme që janë para nesh”.

    Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

    Në 76 vjetorin e zbarkimit të aleatëve në brigjet e Normandisë, sot përkujtojmë me nderim burrat dhe gratë e kombeve të lira të prira nga SHBA-ja, që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë dhe të ardhmen demokratike të popujve dhe kombeve të Evropës.

    6 qershori i vitit 1944, si datë themeltare për çlirimin e Evropës nga nazifashizmi, është dëshmi historike se vlera sublime e sakrificës për liri tejkalon çdo regjim dhe ideologji sunduese mbi të. Është dëshmi historike e rolit dhe përkushtimit amerikan për rrezatimin e lirisë dhe demokracisë përballë çdo autokracie e diktature, përkushtim që e kemi parë edhe ne në Kosovë më 24 mars 1999.

    Po në këtë muaj, ne kujtojmë sakrificën dhe ditët e lavdishme të luftës për liri, që në qershor të 1999-ës kulmuan me zbarkimin e trupave të NATO-s të udhëhequra nga SHBA-ja, për t’i dhënë fund pushtimit dhe gjenocidit serb mbi Kosovën dhe popullin tonë.

    Ndjehemi krenar që si popull i takojmë vlerave të përbashkëta qytetëruese, liridashëse dhe paqedashëse me SHBA-në dhe popullin amerikan.

    Së bashku me SHBA-në kemi përfunduar projektet kapitale historike për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe do t’i përmbyllim edhe proceset tjera të rëndësishme që janë para nesh.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.