×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi e Hoti pajtohen për Forumin e Liderëve që do të negociojë me Beogradin

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Sot është mbajtur takimi i parë në mes të dy liderëve të shtetit, presidentit të vendit, Hashim Thaçit dhe kryeministrit Avdullah Hoti, raporton Gazeta Express.

    Në një njfotim të nisur për media nga presidenca thuhet se Thaci me Hotin kanë biseduar për proceset politike, pandeminë dhe rimëkëmbjen ekonomike.

    Presidenti dhe kryeministri janë pajtuar për Forumin e Liderëve që do të negociojë me Beogradin në dialog.

    Presidenti Thaçi ka thënë se fatmirësisht situata politike është normalizuar dhe tani duhet të krijohet uniteti politik për t’u bashkuar të gjithë në procesin e dialogut përballë Serbisë.

    Edhe kryeministri Hoti ka theksuar se Kosova ka nevojë të krijojë ekip gjithëpërfshirës në këtë fazë përfundimtare të dialogut me Serbinë, ku pjesë e tij duhet të bëhen edhe subjektet politike opozitare.

    Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë shprehur shqetësimet e tyre edhe për rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19.

    “Duhet me rreptësi të zbatohen rekomandimet e Institutit të Shëndetësisë Publike”, ka thënë presidenti Thaçi.

    Kreu i shtetit dhe kreu i ekzekutivit janë pajtuar që bashkërendimi dhe koordinimi ndërinstitucional është i domosdoshëm që Kosova t’i kalojë me sukses sfidat me të cilat po ballafaqohet.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Shkurt 2025
    Batalioni Rezervë Taktik i KFOR-it po zhvillon rregullisht trajnime për kontrollin e turmave dhe trazirave, në kampin e NovoSellës për të ruajtur...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët në pesë komuna dhe po vazhdon tani në...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familje Kërveshi për vdekjen e poetit, Muhamed Kërveshi. Haradinaj tha se Kërveshi ishte...
    Të tjera
    Lajme14 Shkurt 2025
    Gjykata Themelore në Ferizaj, ia ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Në ditën e parë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi sot edhe Drejtorin Ekzekutiv...
    Vip14 Shkurt 2025
    Këngëtari Justin Timberlake ka ndarë një moment të bukur dhe plot dashuri në Instagram, ku shfaqet i fotografuar nga prapa, duke përqafuar...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajit janar të këtij viti, ka pranuar nëntëmbëdhjetë kallëzime penale, ndaj nëntëmbëdhjetë personave, për veprën penale ‘’Dhuna...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka caktuar 30 ditë paraburgim dy të dyshuarve për vrasjen në Skënderaj. Kjo është bërë e ditur...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Qëndrimi i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hesgeth, për qasjen e SHBA-së ndaj konfliktit në Ukrainë dhe për rolin SHBA-së në sigurinë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.