×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi e Hoti e kanë gjetur formulën e përfaqësimit të Kosovës në dialog me Serbinë

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti kanë gjetur formulën e përfaqësimit të Kosovës në dialogun me Serbinë, dhe atë do ta përfshijnë në Platformën për këtë proces, kanë thënë burime të KOHËS në Qeveri. Secili nga të dy do të mund të thotë se ka rolin udhëheqës në negociata.

    Dhe, këtë e kanë bërë të enjten të dy.

    Thaçi është thirrur në hierarkinë shtetërore, kur ka argumentuar se ai do t’i prijë ekipit të Kosovës që më 27 qershor do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, për t’u përballur me delegacionin serb.

    “Kosova ka bartësit e institucioneve të shtetit, përfaqësues legjitimë dhe legalë në hierarkinë institucionale”, ka thënë ai. “Por, për të shtuar vëmendjen dhe kureshtjen tuaj, dëshiroj të potencoj se përgjegjësitë janë shumë të qarta në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

    Thaçi dhe njerëz të kabinetit të tij vazhdimisht janë thirrur në nenin 4 të Kushtetutës, kur kanë folur për rolin që duhet ta ketë kreu i shtetit në dialog. Pika e tretë e këtij neni thekson se presidenti “është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë”.

    Nevoja për të mos i lënë rol Thaçit në dialogun me Serbinë është shtruar prej kur ai ka proklamuar idenë e “korrigjimit të kufirit”, një eufemizëm për shkëmbimin e territoreve.

    Kryeministri Hoti, që ka thënë të jetë kundër idesë që ia prek Kosovës kufijtë, ka insistuar po të enjten se shteti do të përfaqësohet nga ai në dialogun me Serbinë.

    “Ta kemi të qartë të gjithë: në procesin e dialogut Kosova përfaqësohet nga kryeministri i vendit”, ka thënë ai. “Në emër të Republikës së Kosovës për procesin e dialogut flas unë, sepse kompetencat kushtetuese janë të qarta”, ka përsëritur kreu i Qeverisë.

    Formula e përfaqësimit të shtetit në këtë proces do të zërë vend në Platformën për dialogun, që kreu i Qeverisë pritet t’ia paraqesë Kuvendit të martën e ardhshme.

    Një burim i gazetës në Qeveri ka thënë se me këtë dokument do t’i jepet autorizim i barasvlershëm presidentit, në njërën anë, dhe Delegacionit që do të drejtohet nga kryeministri, në anën tjetër.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Gusht 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, vlerëson se situata e krijuar pas aktvendimit të nxjerrë nga Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale,...
    Lajme13 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka parandaluar futjen e mallrave të kontrabanduara në dy raste të ndara në territorin e komunës së Vitisë, me...
    Lajme13 Gusht 2025
    Shenoll Muharremi, analist,  ka reaguar në emërimin e Mentor Hysenit në krye të ATK-së, duke thënë se krejtë qka dikur i luftonte...
    Të tjera
    Lajme13 Gusht 2025
    Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës, ka komentuar emërimin e Mentor Hysenit, drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, duke thënë se...
    Lajme13 Gusht 2025
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2024 për Kosovën. Në pjesën për lirinë e...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Situata me zjarret në Mal të Zi mbetet e rënduar, sidomos në Podgoricë, u bë e ditur në një konferencë të jashtëzakonshme...
    Lajme13 Gusht 2025
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka thënë se nuk komenton deklaratat apo thirrjet e ekzekutivit. Kjo pas thirrjes së Ministrisë së Drejtësisë...
    Lajme13 Gusht 2025
    Policia e Kosovës në Gjilan ka intensifikuar masat për qetësinë dhe sigurinë në trafik, ku kanë konfiskuar 20 motoçikleta dhe shqiptuar gjoba...
    Lajme13 Gusht 2025
    Eugen Cakolli nga IKD, ka komentuar emërimin e anëtarit të VV-së Mentor Hysenit, si drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, duke thënë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.