×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi arrin në Hagë për t’u intervistuar nesër nga Specialja

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tashmë ka arritur në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar.

    Njoftimin se të hënën (13 korrik, 2020) do të udhëtojë për në Hagë, Thaçi e bëri përmes llogarisë së tij në Facebook. Ndërsa Klan Kosova raporton se ai tashmë ka rritur atje.

    Sot (12 korrik, 2020) është mbajtur një mbledhje e Këshillit Kombëtar të Sigurisë nën kryesimin e Kryeministrit Avdullah Hoti, ku është diskutuar mundësia e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së Covid-19 në vend, dhe në këtë takim nuk ka qenë prezent Presidenti Hashim Thaçi.

    Thaçi nuk ka marrë pjesë në takimin e lartpërmendur për shkak se rreth orës 15:00, ai është nisur nga aeroporti i Tiranës për t’u intervistuar nesër në Hagë ku do të mbrohet nga avokati britanik Geoffrey Nice.

    Kujtojmë se më datë 24 qershor, 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë që do të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.

    Në propozim-aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në propozim-aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

    Në dhjetor të vitit 2011, senatori zvicerani Dick Marty publikoi një raport në Këshillin e Evropës ku përmenden disa ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si të përfshirë në krime lufte.

    Kuvendi i Kosovës e miratoi ligjin për formimin e Gjykatës Speciale në gusht të vitit 2015

    Nga Rubrika
    Lajme21 Gusht 2025
    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kujtuar me respekt dhe nder tetëvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi. Në një...
    Lajme21 Gusht 2025
    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se sulmet personale në mbledhjen e sotme të KQZ-së, sipas tij, nga ata...
    Lajme21 Gusht 2025
    Mendimi për motin – 21.08.2025 Stuhi mjaft të ashpra po parashihet të përfshinë pjesët bregdetare të rajonit gjatë natës, me reshje të...
    Të tjera
    Lajme21 Gusht 2025
    Gjykata Supreme ia ka kthyer për përmirësim Gjykatës së Apelit rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut. Kështu konfirmoi, zëdhënësja e Supremes,...
    Lajme21 Gusht 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës –...
    Lajme21 Gusht 2025
    Përfaqësuesi i VV’së në KQZ, Alban Krasniqi, në mbledhjen e sotme ka sulmuar shoqërinë civile. “Ka edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Papa Leo XIV po përgatitet të udhëtojë për në Liban më vonë këtë vit, në atë që mund të jetë udhëtimi i...
    Vip21 Gusht 2025
    Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami, ka reaguar ashpër në një letër të hapur drejtuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryeministrit Albin...
    Lajme21 Gusht 2025
    Anëtari i KQZ’së nga VV, Sami Kurteshi, ka thënë se Lista Srpska ka të kaluar dhe të tashme terroriste. “Ne e kemi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.