
Në Klinikën Infektive në QKUK sot janë të hospitalizuar dhjetë pacientë, prej tyre tetë janë me Coronavirus.
Sipas një njoftimi nga kjo klinikë, nga tetë pacientët me Covid-19, katër janë në gjendje stabile, dy raste po trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Ndërkaq dy raste tjera janë në Repartin e Mjekimit Intensiv (një rast është në gjendje kritike, si dhe vazhdon trajtimin një paciente e cila ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid-19).
Në repart vazhdon trajtimin 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid- 19.